Lajmet e fundit
Komisioni për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media
, 15.09.2008
Në mbledhjen e sotme të Komisioni për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media, të cilin e kryesoi Esat Brajshori, kryetar i Komisionit, u shqyrtua Ligji 02/L-6 për lirinë e asocimit në OJQ-të, i cili është aprovuar nga Kuvendi i Kosovës , por nuk ishte nënshkruar nga ana e PSSP-së. Ligji kështu kthehet në rishqyrtim. Lidhur me këtë Komisioni vendosi që t’ i hyhet amendamentimit të këtij Ligji, por deri në mbledhjen e ardhshme do të shqyrtojë vërejtjet që janë bërë, e që ishin si pretekst për mos nënshkrimin e tij nga ana e PSSP-së.
Po kështu në rishqyrtim është kthyer edhe Ligji 02/L-125 për statusin civil. Lidhur me këtë Komisioni vendosi që Ligji t’ i paraqitet Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri, sepse ky Ligj h tash është në kompetencë të tij. Ndërkaq, në shqyrtimin e këtij Ligji do të japë kontributin e tij edhe ky Komision.
Duke shqyrtuar shkresën e OSBE – së lidhur me plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për RTK –në, që ka të bëjë me krijimin e bazës ligjore për pagesën e RTK-së,Komisioni pas një debati shumë të gjerë vendosi që t’ i hyjë me urgjencë ndryshimit të Ligjit për RTK-në në tërësi.