Lajmet e fundit

Kryeparlamntari Krasniqi priti zëvendësin e PCN-së në Kosovë, Burton

, 15.09.2008




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka pritur sot Zëvendëspërfaqësuesin Civil Ndërkombëtar në Kosovë, Fletcher Burton me bashkëpunëtorë dhe ka biseduar me te për zhvillimet në Kosovë, për planin e punës së Kuvendit të Kosovës ne Sesionin vjeshtor, si dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë.

Kryeparlamentari Krasniqi fillimisht e ka njoftuar z. Burton me gamën e punës që e pret Kuvendin e Kosovës gjatë këtij Sesioni, duke specifikuar miratimin e një varg ligjesh sistemore, sidomos aso që e rregullojnë funksionimin jetës ekonomike në Kosovë. Ai, ndërkaq, i ka pohuar Zëvendëspërfaqësuesit Civil Ndërkombëtar në Kosovë, Burton, se Kuvendi i Kosovës mëton të miratojë edhe Deklaratën e OKB-së për Objektivat Zhvillimore të Mijëvjeçarit.

Zëvendëspërfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në Kosovë, Fletcher Burton është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin që Zyra e PCN-së në Kosovë ka me Kuvendin e Kosovës, kurse e ka lavdëruar Kuvendin sidomos për korpusin e ligjeve të miratuara dhe për hapat e ndërmarrë për krijimin e themeleve për funksionimin e shoqërisë demokratike në Kosovë. Ai është shprehur optimist se Kuvendi i Kosovës do t’ia dalë edhe me sfidat, me të cilat do të përballet gjatë Sesionit vjeshtor, sidomos për sa i përket miratimit të disa strategjive themelore për funksionimin demokratik ë shoqërisë së Kosovës. Burton, ndërkaq, ka premtuar kontakte të vazhdueshme dhe bashkëpunim të sinqertë me Kuvendin e Kosovës dhe me institucionet e tjera të vendit.

Në takim është biseduar edhe për përkushtimin e institucioneve të Kosovës për ndërtimin një shoqërie demokratike, si dhe për zbatimin e decentralizimit në funksion të jetës më të mirë të të gjithë qytetarëve të vendit tonë.
Kryeparlamntari Krasniqi  priti zëvendësin e PCN-së në Kosovë, Burton