Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Arsim Shkencë, Teknologji, Kulturё, Rini e Sport
, 15.09.2008
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturё, Rini e Sport i Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga Agim Veliu, kryetar i Komisionit, pas shqyrtimit dhe amendamentimit të Projektligjit për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit nr. 2003 / 7 pёr Lёndёn Arkivore dhe Arkivat , përkrahu procedimin e mëtejmë të këtij Projektligji për shqyrtim në Kuvend. Lidhur me Shkresën e Institutit të Historisë që ka të bëjë me ndërtesën, e cila sipas vendimit të Qeverisë u jepet për shfrytëzim studentëve, Komisioni kërkoi që Qeveria e Kosovës të shqyrtojë edhe një herë këtë vendim.
Ndërkaq, përkitazi me shqyrtimin e shkresës sё Asociacionit të Institucioneve tё Arsimit tё Lartё lidhur me akreditimet , Komisioni vendosi që pas të sigurojë të gjitha materialet e subjekteve përkatëse , të marrë vendim për këtë çështje në një mbledhje të ardhshme.