Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
, 16.09.2008
Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale nën kryesinë e Sadik Idrizit, kryetar i Komisionit mbajti sot mbledhje në të cilën pika kryesore e rendit të ditës ishte gjendja në shëndetësi dhe zbatimi i Ligjit të sigurimit shëndetësor.
Përveç anëtarëve të komisionit, në këtë mbledhje morën pjesë edhe Ministri i shëndetësisë i Kosovës, z. Alush Gashi si dhe zëvendësja e tij Mybera Mustafa.
Duke folur mbi gjendjen në shëndetësi në mbledhjen e lartshënuar Ministri Gashi tha se gjendja është shumë e rëndë dhe kjo për arsye të mungësës së barnave esenciale dhe të materialit sanitar si në Qendrën Klinike Univerzitare të Kosovës, po ashtu eshe në spitalet regjionale dhe në entet shëndetësore. Kësaj gjendje të vështirë në masë të madhe i kontribuon edhe aparatura e vjetër që përdoret çdo ditë si dhe disa vështirësi të tjera objektive dhe subjektive në të gjitha nivelet me të cilat sot ballafaqohet shëndetësia e Kosovës.Në vazhdim ministri Gashi tha se vitin e kaluar për furnizim me barna dhe material sanitar nga buxheti i Kosovës janë shpenzuar 8.8 milionë euro, kurse deri në fund të viti 2008 duhet të ndahen afër 16 milionë euro. Në vitin 2009 planifikohet që për këto nevoja Ministria e Shëndetësisë të ndajë rreth 30 milionë euro. Ministri Gashi tha se të ardhurat personale të punëtorëve shëndetësorë në shëndetësinë e Kosovë janë shumë të ulëta dhe se që nga viti 2001 nuk ka pasë rritje të pagave. Në mënyrë që gjendja të përmirësohet duhet që sa më parë punëtorët shëndetësorë të ndahen nga pozita e punëtorëve të shërbimit civil, do të thotë duhet të trajtohen si punëtorë shëndetësorë të Kosovës. Përndryshe, për shkak të gjendjes së vështirë të punëtorëve shëndetësorë të Kosovës, Ministria, në bashkëpunim me Sindikatën e shëndetësisë të Kosovës ka përgatitur një plan për rritjen e të ardhurave personale të punëtorëve shëndetësorë të Kosovës i cili para disa ditësh i është dërguar Qeverisë së Kosovës për shqyrtim.
Ministri Gashi në fund tha se edhe pse Ligji për sigurimin shëndetësor është përgatit sipas sugjerimeve të Fondit Ndërkombëtar Monetar, tani për tani është stopuar për shkak të shpenzimeve të mëdha financiare (154 milionë euro në vit), por ministria e Shëndetësisë ka përgatiti Planin dhe programin shtesë të buxhetit, sipas të cilit nga taksat në alkool, derivate të naftës, në duhan dhe në disa prodhime të tjera luksoze për shëndetësinë e Kosovës do të sigurohen mjete shtesë prej 38 milionë euro për këtë destinim, kurse për shuma të tjera do të duhej të gjenden modalitete të tjera.