Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion
, 16.09.2008
Në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion, që u mbajt nën kryesinë e kryetares së Komisionit, Myzejene Selmani, u shqyrtuan vendimi i Qeverisë së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Komisionit për Konkurrencë dhe kërkesa e Qeverisë së Kosovës për emërimin e Bordit të Zyrës Rregullatore për Energjetikë.
Në këtë mbledhje anëtarët e Komisionit, duke e shqyrtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Komisionit të Konkurrencës, morën vendim që të hartohet lista prej pesë kandidatësh dhe pas shqyrtimit t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës, që të emërohen anëtarët e Komisionit të Konkurrencës.
Anëtarët e Komisionit, duke e shqyrtuar kërkesën e Qeverisë së Kosovës për emërimin e Bordit të Zyrës Rregullatore të Energjetikës, morën vendim që për shkak të dokumentacionit të pakompletuar të kandidatëve të propozuar, këto emërime të bëhen më vonë.