Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme
, 17.09.2008
Një ditë para seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të paraqes interpelancë ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni (sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të AKR-së), Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës e ka ftuar sot ministrin Hyseni për të prezantuar sukseset dhe vështirësitë e ministrisë, të cilën e udhëheq, lidhur me afirmimin ndërkombëtar të Kosovës, njohjen e shtetit të Kosovës dhe krijim e misioneve diplomatike të Kosovës në vende të ndryshme të botës.
Në këtë mbledhje, të cilën e ka drejtuar Xhavit Haliti, nënkryetar i Komisioinit për Punë të Jashtme, ministri Hyseni pasi ka falënderuar për ftesën dhe ka shprehur gatishmërinë për kontakte të rregullta me Komisionin, ka elaboruar gjithë procedurën e krijimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, afatet e ngushta kohore për funksionalizimin e ministrisë, si dhe pengesat ligjore dhe financiare për një aktivitet më të dendur diplomatik, në funksion të nxitjes së njohjes së shtetit të Kosovës nga sa më shumë shtete, anëtare të OKB-së. Me gjithë këtë, ka theksuar Hyseni, Ministria ka bërë gjithë ç’është e mundur për afirmimin ndërkombëtar të Kosovës dhe ka arritur të marrë pjesë në takimet e rëndësishme ndërkombëtare, të cilat janë vlerësuar të rëndësishme për çështjen e Kosovës. Ai në këtë vështrim ka përmendur takimet e shumta me homologë të vendeve të tjera, si dhe rreth shtatëdhjetë takime me ambasadorë në vende të treta. Ministri ka theksuar se e kupton shqetësimin e qytetarëve për vonesë njohjeje nga vende të ndryshme të botës, sidomos të atyre nga Konferenca Islamike dhe Liga Arabe, por ka pohuar se ka lëvizje pozitive në këtë plan. Ai, ndërkaq, duke folur për nismën serbe në Asamblenë e 63-të të OKB-së për Kosovën, ka theksuar se çfarëdo vendimi I Gjykatës ndërkombëtare të Hagës nuk do të prodhojë veprime juridike, por gjithsesi mund të shkaktojë dëme anësore, të cilat duhet të përpiqemi t’i evitojmë.
Anëtarët e Komisionit e kanë falënderuar ministrin për sqarimet dhe i kanë shtruar pyetje të shumta lidhur me temën. Ka pasur, ndërkaq, qëndrime të ndryshme të anëtarëve të Komisionit për efektin e këtij takimi. Kështu derisa ndonjëri prej tyre e ka vlerësuar si praktikë të mirë takimin e tillë me ministrin para interpelancës së tij në seancën e Kuvendit, ndonjë anëtarë tjetër ka spikatur se më shumë se për vështirësitë e Ministrisë, kanë pritur që ministri të flasë për politikat e jashtme të Qeverisë dhe çka do të mund ta ndihmonte Komisioni Ministrinë e Jashtme. Dy anëtarë të Komisionit nga radhët e opozitës, madje, kanë vlerësuar se takimi i tillë në këtë kohë ishte i panevojshëm dhe se ka për qëllim ta ngulëfasë debatin pas paraqitjes së interpelancës.
Në përgjigjet e tij lidhur me krijimin e misioneve diplomatike, ministri Hyseni ka pohuar se është përgatitur Projektligji për Shërbimin Diplomatik të Kosovës, i cili është dorëzuar Qeverisë dhe se së shpejti pritet të shqyrtohet në Kuvend. Për mungesë të këtij ligji nuk janë zgjedhur ambasadorë të Kosovës, por të ngarkuar me punë, të përkohshëm, ka thënë Hyseni, i cili ka premtuar se në të ardhmen Komisioni do të ketë rastin të debatojë për tre emra për çdo vend ambasadori.