Lajmet e fundit
Nga punimet e seancës plenare
, 19.09.2008
Në pjesën e parë të seancës së sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, të drejtuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, ministrat e Qeverisë së Kosovës : Rashiq, Hoxhaj, Ferati, Pajaziti, Kelmendi, Jagxhillar dhe Gashi iu përgjigjën pyetjeve të deputetëve për punën e Qeverisë së Kosovës.
Në vijim deputetët shqyrtuan Raportin e Këshillit të Pavarur të Mediave për vitin 2007. Lidhur me këtë u zhvillua një debat i gjerë, në të cilin u theksuan disa dobësi që shoqëruan punën e këtij komisioni, sidomos në aspektin funksional. Në këtë frymë u tha se kishte zbatim selektiv të Ligjit, ndërsa bordi i këtij Komisioni ka punuar i pakompletuar. Vërejtje u bënë edhe sa i përket vendimit të KPM-së për marrjen e licensës TV Mitrovicës, të cilit në ndërkohë iu kthye licenca. Të gjitha këto, sipas diskutuesve bënë që në fushën mediale të mos vendoset rregull i duhur, që është pasojë në rend të parë e moszbatimit të Ligjit mbi KPM-në. Sipas disa diskutuesve trimëron fakti se gjatë këtij viti , megjithatë ka disa lëvizje pozitive në punë e KPM-së. Në dritën e këtyre të dhënave Kuvendi me shumicë votash përkrahu Raportin, por me rekomandim që të rishikohet ky Ligj dhe të amendamentohet , sipas procedurës së rregullt.
Debat të gjerë deputetet zhvilluan edhe me rastin e shqyrtimit të Raportit për shpenzimet e Buxhetit të Kosovës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2008. Në fillim para deputetëve u paraqit ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, i cili dha një pasqyrë të parametrave kryesorë të të hyrave, shpenzimeve dhe investimeve kapitale. Diskutues nga radhët e pozitës theksuan se Raporti është mjaft përmbajtjesor e cilësor dhe u përmbahet standardeve. Ata theksuan një përformansë mjaft të mirë të buxhetit. Kjo vërehet sidomos në rritjen e të hyrave në administratën tatimore, si dhe në rritjen e të hyrave në komuna. Megjithëse edhe më tutje pjesa më e madhe e të hyrave sigurohet nga doganat, duhet theksuar se vjeljet e brendshme kanë një shtim mjaft të avancuar. Në këtë vështrim të gjitha parametrat japin shpresë se ecuritë e buxhetit do të jenë edhe më të favorshme në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti, theksuan ministri dhe deputetë nga koalicioni qeverisës .
Mirëpo, deputetët nga opozita në diskutimet e tyre kishin tone shumë kritike ndaj Raportit. Në shenjë revolte se nuk po u mundësohej që edhe më tutje të diskutonin për këtë çështje deputetët e AKR-së, LDD-së dhe të AAK-së e braktisën mbledhjen.
Në foltore doli pastaj ministri Ahmet Shala për të dhënë argumente shtesë rreth Raportit dhe pyetjeve që u shtruan gjatë debatit. Pas kësaj kryeparlamentari përfundoi mbledhjen e sotme, duke njoftuar deputetët se në mbledhjen e ardhshme do të shtrohet Raporti si pikë e parë e rendit të ditës, por vetëm do të zhvillohet procesi i votimit.
Kuvendi hoqi nga rendi i ditës shqyrtimin e Raportit të Radio Televizionit të Kosovës për vitin 2007, meqë mungonte Raporti i Auditorit të Përgjithshëm.
Në shenjë të pakënaqësisë që në grupin e diplomatëve të Kosovës në misionet diplomatike në botë nuk ka femra, deputetja Besa Gaxhorri, kërkoi që gratë të protesotojnë 15 minuta, duke lëshuar seancën e Kuvendit. Ajo propozoi njëherësh që ta përkrahin edhe deputetët tjerë. Në këtë mënyrë për 15 minuta seanca nuk vazhdoi punimet. Lidhur me këtë zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi tha se 3 femra janë zgjedhur në ambasadat e para në botë.