Lajmet e fundit

Anëtarët e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Planifikim Hapësinor kanë udhëtuar për Zagreb

, 22.09.2008




Më ftesë të kryetares së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Planifikim Hapësinor të Parlamentit të Kroacisë, znj. Mirjana Petir, Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Planifikim Hapësinor i kryesuar nga Lulzim Zeneli, në përbërje të të cilit janë gjashtë anëtarë, udhëtoi zyrtarisht për Kroaci.

Vizita në Parlamentin e Kroacisë do të zgjasë prej 22 deri më 25 shtator. Gjatë kësaj kohe do të mbahen takime me Komisionin për Mbrojtjen e Mjedisit, me Komisionin për Planifikim Hapësinor dhe Ndërtimtari, me Komisionin për
Bujqësi, Peshkatari dhe Zhvillim Rural, si dhe me Komisionin për Zhvillim Rajonal, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave. Gjatë vizitës zyrtare në Kroaci, anëtarët e Komisionit do të kenë rastin ta vizitojnë edhe parkun natyror “Lonjsko polje”.

Qëllimi i vizitës është bashkëpunimi ndërmjet dy komisioneve, sidomos shkëmbimi i informatave lidhur me punën e gjithmbarshme, si dhe implementimi i ligjeve në fushëveprimtarinë e këtyre komisioneve.

Realizimi i kësaj vizite është mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.