Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

, 23.09.2008




Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, nën kryesinë e kryetarit të Komisionit, z. Sadik Idrizi, mbajti sot mbledhje, në të cilën pikë kryesore e rendit të ditës është dashur të ishte shqyrtimi i Projektligjit mbi të Drejtat e ish të Dënuarve Politikë. Mirëpo, duke qenë se projektligjin në fjalë Kryesia e Kuvendit të Kosovës ia dërgoi Qeverisë së Kosovës në rishqyrtim lidhur me implikimeve te tij buxhetore, kjo pikë u hoq nga rendi i ditës.

Në mbledhjen e theksuar të Komisionit, anëtarët e tij, me rastin e shqyrtimit të Projektligjit për Rehabilitimin Profesional dhe Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara, morën vendim për formimin e grupit punues tre anëtarësh, i cili do ta shqyrtojë në hollësi projektligjin në fjalë dhe në mbledhjen e radhës së Komisionit do të përgatis raport dhe do t’i njoftojë anëtarët e Komisionit lidhur me këtë projektligj.

Po në këtë mbledhje, anëtarët e Komisionit, me rastin e shqyrtimit të Projektligjit për Ndërprerjen e Shtatzënisë, morën vendim për formimin e grupit të punës (prej tre anëtarësh) dhe përgatitjen e raportit të hollësishëm lidhur me këtë ligj, i cili tashmë i ka kaluar të dy shqyrtimet në Kuvendin e Kosovës, por që nuk e ka nënshkruar PSSP-ja.
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale