Lajmet e fundit
Takim i Palëve të Interesit
, 23.09.2008
Kuvendi i Kosovës ju fton të ndiqni punimet e Takimit te Palëve të Interesit në procesin e diskutimit, lidhur me Rezolutën e Kuvendit të Kosovës për përkushtim formal të Kosovës ndaj Deklaratës së Mijëvjeçarit të Kombeve të Bashkuara, e cila në mënyrë unanime është aprovuar nga të gjitha shtetet anëtare të OKB-së.
Takimi do të mbahet më 24 shtator 2008, prej orës 11:00 – 13:00 në Vila Gërmia, ndërsa marrin pjesë deputetë dhe përfaqësues të Administratës së Kuvendit, të agjencive të OKB-së dhe të shoqërisë civile.
Në këtë takim do të flitet posaçërisht për prioritetet e shoqërisë kosovare, si: zhdukja e varfërisë, zhvillimi ekonomik, shëndetësia, edukimi, çështjet gjinore dhe ambienti.