Lajmet e fundit
Nga punimet e seancës plenare
, 25.09.2008
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në fillim të seancës së sotme, u ka kërkuar deputetëve që ta mbështesin propozimin e tij për anulimin e konkursit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe shpalljen e konkursit të ri për këtë institucion të rëndësishëm moral të Kosovës. Ai ua përkujtuar deputetëve tratativat në të shkuarën për zgjedhjen e Avokatit të popullit, vendimin për anulimin e konkursit e ka quajtur të dhimbshëm, por ka shfaqur shpresën se çështja do të zgjidhet mirë në të ardhmen, konform Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke kërkuar që të mbështetet propozimi i tij.
Kuvendi me shumicë votash vendosi për anulimin e konkursit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe për shpalljen e konkursit të ri.
Në vazhdim të seancës ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, u është përgjigjur pyetjeve të shumta të deputetëve për ministrinë të cilën e udhëheq, si dhe pyetjeve të shumta në emër të kryeministrit Thaçi. Pyetjeve të deputetëve, ndërkaq, u janë përgjigjur edhe ministri i Shëndetësisë, Alish Gashi dhe ai i Mjedisit, Mahir Yagcilar.
Në këtë seancë, me shumicë votash të deputetëve, nuk është miratuar në parim Projektligji për ndarjen e dekoratave nga Presidenti i Republikës së Kosovës, të cilin e ka prezantuar zëvendëskryeministri Ramë Manaj, prandaj projektligji i është kthyer për ripunim Qeverisë së Kosovës. Me propozim të kryetarit të Komisionit për Siguri, Rrustem Mustafës, Qeverisë i është kthyer për rihartim edhe Projektligji për armët, i cili kohë më parë e kishte kaluar shqyrtimin e parë në Kuvend.
Po në këtë seancë partitë politike në Kuvend kanë propozuar nga një anëtar nga radhët e tyre në komisionin (e posa krijuar) Ad Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve në Këshillin e Komisionit të Pavarur për Media.
Kuvendi i ka vënë në rend dite edhe rekomandimet e Komisionit për Buxhet dhe Financa për ndarjen e mjeteve financiare për funksionimin e Ministrisë së Forcës së Sigurisë në Kosovës (në shumë prej 745mijë euro për periudhën deri më 31dhjetor të këtij viti). Pasi ka dëgjuar arsyetimin e ministrit të FSK-së, Fehmi Mujota për nevojën e ngutshme të mbështetjes financiare të kësaj ministrie, deputetët me shumicë votash e ka miratuar propozim-vendimin e Qeverisë për ndarjen e mjete ve për funksionimin e Ministrisë së FSK-së.