Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi priti ambasadorin Guldiman dhe drejtorin e Qendrës së OSBE-së për Parandalimin e Konflikteve, z. Herbert Salber

, 25.09.2008




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, priti sot në një takim lamtumirës shefin e deritashëm të OSBE-së në Kosovë, z. Tim Guldiman, si dhe z. Herbert Salber , drejtor i Qendrës së OSBE-së për Parandalimin e Konflikteve. Me këtë rast z. Salber theksoi se OSBE-ja është e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet e Kosovës, sepse ende ka punë për të bërë. Në vijim, ai theksoi se kemi pasur jo pak vështirësi, pasi disa shtete anëtare nuk kishin mendim unik rreth proceseve në Kosovë. Ai e njoftoi kryeparlamentarin Krasniqi se z. Guldiman po shkon nga kjo detyrë, ndërsa në vend të tij vjen një ambasador me eksperiencë,z. Werner Almhofer, i cili më 1 tetor do të fillojë punën .

Duke e falënderuar për bashkëpunimin e deritashëm z. Guldiman, kryeparlamentari Krasniqi , njëkohësisht faklënderoi OSBE-në për thellimin e bashkëpunimit me institucionet e Kosovës.

Duke folur për rrjedhat aktuale në Kosovë, sidomos rreth integrimit të minoriteteve në institucione, kryeparlamentari Krasniqi theksoi se integrimin e serbëve në institucionet kosovare po e pengon politika e Beogradit, duke shfaqur shpresën se edhe politika e Beogradit do të ndryshojë në të ardhmen .Kryeparlamentari Krasniqi theksoi se jemi të interesuar për marrëdhënie të mira me të gjitha shtetet fqinjë, pra edhe me Serbinë.

Edhe z, Salber u shpreh se ka shpresë se Serbia do të ndryshojë politikën e saj ndaj Kosovës. Ai shprehu mendimin se OSBE-ja do të angazhohet për integrimin e minoritetit serb në jetën shoqërore dhe institucionet e Kosovës .
Kryeparlamentari Krasniqi priti ambasadorin Guldiman  dhe drejtorin e Qendrës  së OSBE-së  për Parandalimin e Konflikteve, z. Herbert  Salber