Lajmet e fundit
Kryeparlamntari Krasniqi do të pres një grup klerikësh të krishterë nga vende evropiane
, 26.09.2008
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, bashkë me anëtarët e Kryesisë, do të presë një grup klerikësh të krishterë (ipeshkëv dhe peshkopë) nga vende të ndryshme evropiane, anëtarë të Komisionit për Drejtësi dhe Paqe të konferencave ipeshkvore (peshkopale) të vendeve evropiane, të cilët po qëndrojnë në Kosovë për të marrë dëshmi për marrëdhëniet ndëretnike, si dhe për t’i kontribuar paqes dhe stabilitetit në rajon.
Takimi mbahet ditën e shtunë, më 27 shtator, 2008, në sallën C-301, në orën 10:15. (fotografime, xhirime dhe prononcime)
Në kuadër të kësaj vizite, të cilën e ka organizuar Iustiti et Pax, grupi i klerikëve evropianë do të vizitojë qytetin e Mitrovicës, manastirin e Deçanit, atë të Graçanicës dhe vendbanime ku ka apasur masakra të civilëve gjatë luftës në Kosovë, si dhe do të kenë takime të veçanta me drejtues të bashkësive fetare në Kosovë.