Lajmet e fundit

Një delegacion i Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi dhe atij për Punë të Brendshme dhe Siguri vizitoi Shtërpcën

, 25.09.2008




Një delegacion i Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri i përbërë nga : Rrustem Mustafa, Emrush Xhemajli dhe i Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi, në përbërje: Bahri Hyseni dhe Adem Salihaj kanë vizituar Komunën e Shtërpcës.

Qëllimi i vizitës ishte njohja më për së afërmi me situatën e sigurisë dhe zbatimi i ligjshmërisë në këtë Komunë.

Përfaqësuesit e të dy komisioneve gjatë kësaj vizite janë takuar edhe me strukturat udhëheqëse të komunës së Shtërpcës: me Stanko Jakovleviqin - kryetar i Komunës dhe me Ali Halimin, nënkryetar, nga të cilët janë informuar për situatën aktuale të sigurisë dhe zbatimin e ligjshmërisë në këtë komunë.