Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti sot grup klerikësh të krishterë nga vende evropiane
, 27.09.2008
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, bashkë me anëtarët e Kryesisë, ka pritur sot një grup klerikësh të krishterë nga njëmbëdhjetë vende evropiane, anëtarë të Komisionit për Drejtësi dhe Paqe të konferencave ipeshkëvore, i udhëhequr nga drejtori i Institutit Pax Europe, ipeshkvi Leo Schwarz.
Delegacioni i klerikëve të krishterë po qëndron në Kosovë për të marrë dëshmi për marrëdhëniet ndëretnike, si dhe për t’i kontribuar paqes dhe stabilitetit në rajon.
Kryeparlamentari Krasniqi, pasi u ka dëshiruar mirëseardhje dhe qëndrim të këndshëm në Kosovë klerikëve evropianë, ka folur për të shkuarën e dhimbshme të Kosovës dhe të popullit të saj, për shkatërrimet e shkaktuara nga pushtuesit dhe përjetimin e katër gjenocideve në 100 vjetët e fundit, si dhe për luftërat e vazhueshme çlirimtare, të cilat u kurorëzuar me intervenimin e Forcave të NATO-s dhe së fundit me pavarësinë Kosovës.
Duke i përgënjeshtruar zërat e ndryshëm, për gjoja luftën në Kosovë të motivuar fetarisht, Krasniqi ka përkujtuar se shqiptarët kanë luftuar gjatë për pavarësinë e tyre edhe kundër perandorisë Otomane, megjithëse shumica e tyre ishin të besimin islam që ishte fe zyrtare e perandorisë. Ai në vazhdim ka folur për tolerancën e dëshmuar fetare të Kosovës, duke përmendur edhe raste të besimit islam dhe katolik në të njëjtën familje. Krasniqi ka pohuar se me gjithë larushinë fetare, kultura shqiptare, në thelbin e saj, është kulturë evropiane.
Duke folur ndërkaq për perspektivat e vendit pas shpalljes së pavarësisë dhe njohjes së saj nga 47 vende të botës, Krasniqi ka spikatur: ”Jemi përcaktuar për shoqëri demokratike, për institucione demokratike dhe për mundësi barabarta zhvillimi për të gjithë qytetarët tanë, pavarësisht nga përkatësia etnike apo fetare e tyre”. Ai ka folur edhe për Planin gjithëpërfshirës të Ahtisarit, të cilin e ka quajtur kompromis jo pak të dhimbshëm për popullsinë shumicë, si dhe për decentralizimin, i cili garanton autonomi të gjerë qeverisje për pakicën serbe ( në arsim, shëndetësi, trashëgimi kulturore etj).
Drejtori i Institutit Pax Europe, ipeshkvi Leo Schwarz, duke falënderuar për pritjen e organizuar dhe përgëzuar për të arriturat e Kosovës, ka shpjeguar misionin e gjerë të Komisionit për Drejtësi dhe Paqe, në të cilën përfaqësohen konferencat ipeshkëvore të 31 vendeve evropiane. Ai ka theksuar punën që Komisioni dhe të Institutit për shërimin plagëve të vendeve që kanë përjetuar luftëra dhe konflikte të rënda.
Schvwartz ka shpjeguar se në kuadër të kësaj vizite klerikët janë ndarë në dy grupe për të vizituar qytetin e Mitrovicës, manastirin e Deçanit, dhe vendbanime ku ka apasur masakra të civilëve gjatë luftës në Kosovë, si dhe për takimet e veçanta që do të kenë me drejtues të bashkësive fetare në Kosovë.
Edhe klerikët e tjerë si Jean Chaudonet nga Franca, Arqipeshkëvi i Shqipërisë,Angelo Massafra, Isabel Cuenca Anaza nga Spanja dhe Daniel Galun nga Serbia, janë shprehur optimist për zhvillimin demokratik të Kosovës dhe respektimin e lirive njerëzore dhe fetare të qytetarëve, duke uruar që edhe për Kosovën të vije paqja dhe zhvillimi dhe të hiqet nevoja për prani ndërkombëtare.
Delegacioni klerikëve evropian, i cili në këtë vizitë shoqërohej nga prodekani i Fakultetit të Studimeve Islame, Qemal Morina dhe nga don Viktor Sopi, drejtor i përgjithshëm i CARITAS-it në Kosovë, i ka dhuruar kryeparlamentarit një copë guri nga Muri i rënë i Berlinit dhe një përmbledhje pikturash dhe fotografish nga artisë të evropianë në temë lufta kundër varfërisë, kurse kryeparlamentari Krasniqi u ka dhuruar mysafirëve nga një ekzemplarë në anglisht të librit të tij “Kosova në kontekstin historik.