Lajmet e fundit

Sot nënshkruhet Memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Parlamentit të Sllovenisë

, 29.09.2008




Me ftesë të sekretarit të përgjithshëm të Asamblesë Nacionale të Sllovenisë, Lavro Lonçar, ka udhëtuar për në Lubjanë sekretari i përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi.

Vizita ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve, kontaktet e administratës, si dhe shkëmbimin e përvojave të ekspertëve të dy parlamenteve, që do të formalizohet me nënshkrimin e Memorandumit të bashkëpunimit nga sekretarët e të dy parlamenteve, Lonçar dhe Krasniqi.