Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media
, 29.09.2008
Shqyrtimi i vërejtjeve të UNMIK-ut në Ligjin për Lirinë e Asocimit në Organizatat Joqeveritare nr. 02/L-6, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës me 23.02.2005 ishte temë themelore në mbledhjen e Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media i Kuvendit të Republikës së Kosovës , të kryesuar nga Esat Brajshori, kryetar i komisionit. Anëtarët e Komisionit tehun e diskutimeve e përqendruan në mënyrën shqyrtimit dhe të amendamentimit. Në këtë vështrim, u propozua që së pari të mbahet një tryezë e përbashkët e Komisionit dhe përfaqësuesve të subjekteve përkatëse, që ndërlidhen me këtë Projektligj dhe pastaj të fillojë amendamentimi i këtij Ligji.