Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

, 29.09.2008




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të kryesuar nga Gani Koci, kryetar i Komisionit, u shqyrtua kërkesa nr. 03/0952 /Do- 578, e 09.09.2008 e Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për zbritjen e tarifës menaxhuese dhe e përkrahu të njëjtën.

Në vijim Komisioni shqyrtoi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/48 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, me amendamente, Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 2003/7 për Lëndën Arkivore dhe Arkivat me raportin e komisionit funksional - Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sporte, me amendamente dhe Projektligjin nr. 03/L-056 për Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” dhe për ansamblet tjera me raportin e komisionit funksional - Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sporte, me amendamente. Pas debatit Komisioni përkrahu procedimin e mëtejmë të këtyre projektligjeve në Kuvend.

Komisioni pastaj shqyrtoi propozimin e organit përzgjedhës për zgjedhjen e anëtarëve të Bordit Drejtues të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, duke i rekomanduar Kryesisë së Kuvendit që këtë propozim të organit përzgjedhës ta procedojë në Kuvendin e Kosovës.
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa