Lajmet e fundit

Kryeparlamntari Krasniqi uroi myftiun Tërnava dhe gjithë besimtarë islamë në Kosovë

, 29.09.2008




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, u ka uruar sot festën e Fiter Bajramit, kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiut Naim Tërnava dhe gjithë besimtarëve myslimanë në Kosovë. Në telegram kryeparlamentari Krasniqi midis tjerash shkruan: “ Kjo kremte vjen pas muajt të madhërishëm të Ramazanit dhe simbolizon sakrificën, përkushtimin e besimtarëve dhe solidaritetin.

Kremtimi i Fiter Bajramit këtë vit merr rëndësi të veçantë, pasi për herë të parë e gëzojmë në Kosovën e Pavarur.”

Telegramin e tij urues, zoti Krasniqi e përmbyll me urimin që në Kosovë të mbretërojë paqja, respekti, toleranca dhe mirëkuptimi.