Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

, 29.09.2008




Në mbledhjen e sotme të këtij komisioni, që e kryesoi Bojan Stojanoviq, kryetar, u shqyrtuan gjashtë projektligje, siç janë: Projektligji nr. 03/L-010/3 për noterinë me raportin e Komisionit Funksional - Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi, me amendamente; Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 2003/7 për lëndën arkivore dhe për arkivat me raportin e Komisionit Funksional – Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, me amendamente; Projektligji L/028/1 për organizmat e modifikuar gjenetikisht me raportin dhe amendamentet e Komisionit Funksional – Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mbrojtje të Mjedisit dhe Planifikim Hapësinor; Projektligji për Akreditim, me raportin dhe amendamentet e Komisionit Funksional – Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion; Projektligji për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L-5 për përkrahjen e sipërmarrjeve të vogla dhe të sipërmarrjeve të mesme me raportin dhe me amendamentet e Komisionit Funksional - Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion, i datës 27. 06. 2008.

Pas diskutimit anëtarët e Komisionit e përkrahën procedimin e të gjitha projektligjeve për miratim në Kuvendin e Kosovës dhe e shtuan vetëm një amendament në Projektligjin nr. 03/L-010/3.
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim