Lajmet e fundit

U nënshkrua në Lubjanë Memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Parlamentit të Sllovenisë

, 01.10.2008




Në funksion të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Parlamentit të Sllovenisë, është nënshkruar të hënën, më 29 shtator, Memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve.

Memorandumit të bashkëpunimit është nënshkruar në Lubjanë nga sekretarët e të dy parlamenteve, Lavro Lonçar dhe Ismet Krasniqi.

Në të kthyer nga Sllovenia, sekretari i Kuvendit të Kosovës, i ka deklaruar Zyrës për marrëdhënie me media se Memorandumi i bashkëpunimit me Parlamentin slloven është i një rëndësie të madhe, për faktin se Sllovenia është anëtare i BE-së, si dhe për përvojat e shkëlqyeshme demokratike që ka. Ai ka deklaruar se të dy palët janë pajtuar për intensifikimin e kontakteve ndërmjet të dy administratave dhe kanë shprehur gatishmërinë për shkëmbimin e ekspertëve, trajnimin e stafit, etj.

Memorandumit i bashkëpunimit do të zgjasë deri më 31 dhjetor të vitit 2009.
U nënshkrua në Lubjanë Memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Parlamentit të Sllovenisë