Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti sot ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në Prishtinë, Henk Voskamp
, 02.10.2008
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka pritur sot, në një takim njoftimi, ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në Prishtinë, Henk Voskamp dhe ka biseduar me te për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve e sidomos ndërmjet parlamenteve.
Ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Prishtinë, Voskamp e ka njoftuar kryeparlamentarin Krasniqi për vendimin e Qeverisë së vendit të tij për ta shndërruar Zyrën holandeze në nivel ambasade. Ai pastaj ka folur edhe për ndihmën, të cilën Qeveria e Holandës do t’i japë Kosovës, sidomos në planin e asistencës teknike në sektorin e privatizimit dhe mbështetjes së shoqërisë civile.
Ambasadori e ka përgëzuar kryeparlamentarin Krasniqi për drejtimin e legjislativit të vendit dhe sukseset e Kuvendit të Kosovës në planin e miratimit të legjislacionit dhe të demokratizimit të shoqërisë së Kosovës.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, pasi e ke uruar ambasadorin Voskamp për detyrën dhe i ka uruar sukses në punën e tij në Prishtinë, ka folur gjerësisht për punën e Kuvendit të Kosovës, duke theksuar miratimin me procedurë të përshpejtuar të 41 ligjeve nga Pakoja e Ahtisarit, miratimin e Kushtetutës së vendit dhe simboleve shtetërore. Duke folur, ndërkaq, për përbërjen e Kuvendit, Krasniqi ka theksuar faktin që nga shtatë grupe parlamentare, dy prej tyre përbëhen nga përfaqësues të minoriteteve në Kosovë. Jemi përcaktuar për shoqëri demokratike, për institucione demokratike dhe për mundësi barabarta zhvillimi për të gjithë qytetarët tanë, pavarësisht nga përkatësia etnike apo fetare e tyre, ka pohuar kreu i Kuvendit, i cili ka shprehur interesin e Kuvendit për bashkëpunim me parlamentin e Mbretërisë së Holandës. Ai është shprehur i bindur se Qeveria holandeze do ta ndihmojë Kosovën drejt integrimeve euro-atlantike. ”Ju keni një rrugë për të bërë drejti integrimeve evropiane dhe Qeveria e Holandës do t’u mbështesë në këtë. rrugë”, është shprehur ambasadori Voskamp.