Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti shefin e ri të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Werner Almhofer
, 03.10.2008
Thellimi i bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Misionit të OSB-së në Kosovë, ishte temë bosht e takimit të sotëm ndërmjet kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, me shefin e ri të OSBE-së, ambasadorin Werner Almhofer. Pasi u falënderua për pritjen, shefi i ri i OSBE-së, Almhofer, theksoi se edhe në të ardhmen pret bashkëpunim të ngushtë me Kuvendin e Kosovës dhe institucionet tjera kosovare. Ai u shpreh se OSBE është e nevojshme të shohë më parë kërkesat e Kosovës, e pastaj të shihen mundësitë e këtij misioni për të ndihmuar. OSBE- ja është e gatshme të mbështesë edhe projektet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet me publikun.
Duke i uruar ambasadorit Almhofer punë të mbarë në misionin e ri, kryeparlamentari Krasniqi i bëri një vështrim punës së Legjislaturës së Tretë të Kuvendit të Kosovës, sidomos në lëmin e legjislacionit. Kuvendi, tha z. Krasniqi, është i gatshëm të vazhdojë përpjekjet drejt integrimeve të mëtejshme evropiane. Në vijim kryeparlamentari Krasniqi foli edhe për bashkëpunimin mjaft të frytshëm që zhvillohet ndërmjet Parlamentit të Kosovës dhe OSB-së, duke theksuar se Parlamenti vazhdimisht ka pasur përkrahje nga ana e OSBE-së. Në këtë frymë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi tha se OSBE-ja ka ndikuar shumë ne demokratizimin e gjithëmbarshëm të shoqërisë kosovare.