Lajmet e fundit
Nga punimet e seancës plenare
, 03.10.2008
Në seancën e sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të drejtuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, kryeministri Thaçi dhe ministrat e kabinetit qeveritar: Hoxhaj, Yagcilar, Shala, Gashi, Kelmendi dhe Limaj u janë përgjigjur pyetjeve të deputetëve për punën e Qeverisë.
Në vazhdim deputetët kanë miratuar Mocionin për procedimin e ligjeve te pashpallura, e më pastaj, konform këtij mocioni, kanë shqyrtuar dhe kanë miratuar Rekomandimin për amendamentimin e Ligjit nr. 02/L-119 për Letërnjoftimin, të cilin e ka prezantuar kryetari i Komisionit për Siguri, Rrustem Mustafa, si dhe Rekomandimin për amendamentimin e ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit nr. 2003/9 për kooperativat e bujqve, të prezantuar nga deputeti Lulëzim Zeneli, kryetari i Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor.
I njëjti deputet ia ka prezantuar seancës edhe Rekomandimet e Komisionit lidhur me gjendjen në parkun nacional “ Malet e Sharrit” dhe në fshatin turistik në Prevallë, pas të cilit ka pasuar në debat i gjerë, në të cilin është theksuar se gjendja e rëndë në këto pjesë të Kosovës me vlera të jashtëzakonshme të bimësisë dhe vlera turistike, por ka pasur qëndrime të ndryshme për shkaqet e kësaj gjendjeje, varësisht nga grupet politike që u takojnë. Debati n këtë temë do të vazhdojë javën e ardhshme, kur do të shqyrtohet dhe do të debatohet edhe për Rekomandimit të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor lidhur me gjendjen në pyjet e Kosovës.