Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
, 06.10.2008
Zbatimi sa më konsekuent i Ligjit dhe rregullave që kanë të bëjnë me menaxhimin dhe shpenzimin e parasë publike, ngritja e përgjegjësisë dhe mënjanimi i dobësive që manifestohen në këta lëmenj, ishin ndër temat më thelbësore të debatit të gjerë gjatë shqyrtimit të Raportit të Zyrës së Auditorit Gjeneral mbi pasqyrat financiare të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2007, në mbledhjen e sotme të Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Republikës së Kosovës , të kryesuar nga Gani Koci , kryetar i komisionit, e ku morën pjesë edhe Ismet Krasniqi, sekretar i përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës, si dhe përfaqësues të Zyrës së Auditorit Gjeneral. U tha se nga Raporti i Auditorit Gjeneral shihet se ka përmirësime të dukshme në ecuritë buxhetore në Kuvendin e Kosovës. Kjo ilustrohej edhe me të dhënën se nga 22 rekomandimet dhëna nga ana e Zyrës së Auditorit Gjeneral, 19 ishin realizuar tërësisht.
Nga Raporti vërehen disa shkelje , por ato janë kryesisht të natyrës procedurale, që mund dhe duhet të mënjanohen, duke aplikuar auditim të përgjegjshëm dhe një kontroll të brendshëm. Në këtë aspekt do të kontribuonte shumë edhe aplikimi i sistemit të kontabilitetit. Vështruar nga ky kënd diskutuesit theksonin se realisht ka mundur të punohet më mirë, sidomos kur është fjala për prokurimin dhe auditimin e brendshëm. Në këtë vështrim ata theksuan se është e nevojshme që në kuadër të Kuvendit, ashtu si edhe në kuadër të të gjitha agjencive buxhetor të Kosovës , të veprojnë edhe njësitë e raportimit. Po të vepronin këto segmente ashtu si duhet, sigurisht se edhe menaxhimi parasë publike do të ishte më i mirë, e si rrjedhojë do të lehtësohej edhe hartimi i Raportit të Zyrës së Auditorit Gjeneral. Diskutuesit ishin unik në konstatimin se pikërisht Kuvendi duhet të jetë shembull për agjencitë tjera buxhetore për zabtimin e ligjeve në segmentet e menaxhimit dhe të shpenzimit të parasë.
Në diskutimin e tij Ismet Krasniqi theksoi se administrata është në nivel të përgjegjësisë, ajo në punën e saj është transparente. Këtë transparencë e ka treguar edhe ndaj Zyrës së Auditorit të Brendshëm. Janë marrë masa, theksoi ai, edhe në segmentin e prokurimit, ndaj edhe këtu ka zhvillime pozitive. Edhe këto mase , tha Krasniqi, ishin pengesë për dinamikën e ngadalësuar në investimet kapitale, sepse ndërrimet kërkuan kohë për kompletimin e kuadrit. Ai u zotua se edhe në këtë segment, si edhe në çdo segment tjetër të administratës, do të punohet me përgjegjësi të plotë. Ai njoftoi të pranishmit se regjistrimi i pasurisë dhe inventarizimi i mjeteve është bërë në Kuvend.
Pas debatit anëtarët e Komisionit u pajtuan që të bëjnë disa rekomandime mbi bazë të diskutimeve të sotme, të cilat do t’ i dërgohen për shqyrtim Kuvendit të Kosovës.