Lajmet e fundit

Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri vizitoi Mitrovicën

, 06.10.2008




Komisioni Parlamentar për Punë të Brendshme dhe Siguri i kryesuar nga z. Rrustem Mustafa, kryetar i Komisionit, sot ka vizituar komunën e Mitrovicës, ku është pritur nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Bajram Rexhepi me bashkëpunëtorë. Qëllimi i takimit ishte njohja nga afër me zhvillimet në Mitrovice dhe përpjekjet që po bëhen për rivendosjen e rendit dhe ligjit në këtë mjedis.

Z. Rexhepi e ka informuar Komisionin me sfidat në atë rajon, veçanërisht për përpjekjet që bëhen për luftimin dhe pengimin e krimit të organizuar, i cili po manifestohet në forma të ndryshme.

Ndërkaq, kryetari i Komisionit për Siguri foli për angazhimet e Komsionit. Ai në vijim e njoftoi kryetarin e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës edhe me rekomadimet e Komisionit për situatën e sigurisë, në të cilat kërkohet që institucionet qendrore të ofrojnë mbështetje më të madhe për strukturat e pushtetit lokal drejt normalizimit të gjendjes.
Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri vizitoi Mitrovicën