Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme
, 07.10.2008
Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme, në mbledhjen e sotme të drejtuar nga Sabri Hamiti, kryetar i komisionit, ka miratuar një deklaratë në lidhje me iniciativën serbe të paraqitur para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për ta referuar çështjen e legalitetit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës te Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, në të cilën ritheksohet se pavarësia e Kosovës tanimë është realitet i pakthyeshëm, i ndërtuar në përputhje me ligjet ndërkombëtare dhe tërhiqet vëmendja për pasojat e miratimit eventual të rezolutës serbe.
Në vazhdim të mbledhjes së Komisionit për Punëve të Jashtme, ministri i Jashtëm, Skender Hyseni, ka prezantuar sfidat diplomatike të Kosovës përballë nismës serbe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ai ka shpjeguar gjerësisht agjendën e ngjeshur dyjavore në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, të presidentit Sejdiu dhe të tijen, gjatë së cilës janë realizuar dhjetëra takime me diplomatë dhe burrështetas të vendeve të ndryshme të botës.
Pasi ka shpjeguar skenarët e mundshëm të votimit të rezolutës serbe, por edhe vullnetin e tentuar për konsensus abstenimi në këtë asamble, të vendeve të Bashkimit Evropian dhe të vendeve të Konferencës Islamike, Hyseni ka theksuar se Qeveria e Kosovës e ka planin e veprimit të çfarëdo epilogu të nismës serbe në OKB. Ai është shprehur i bindur se para dhe pas shqyrtimit të kësaj nisme në OKB, Kosovën do të vazhdojnë ta njohin shumë vende të botës, porse, kalimi eventual i rezolutës serbe, do të bëjë që të frenohen ta bëjnë këtë ato vende, të cilat edhe deri më tani kanë hezituar ta njohin vendin tonë.
Anëtarët e Komisionit i kanë shtruar pyetje të shumta ministrit të Jashtëm të Kosovës, kurse z. Hyseni ka dhënë sqarimet e nevojshme, përfshirë edhe problemet e dyshtetësisë që kanë dalë për të emëruarit tanë diplomatikë në Zvicër dhe Gjermani.