Lajmet e fundit
Konferencë për media e kryeparlamentarit Krasniqi lidhur me buxhetin e vitit të ardhshëm të Kuvendit
, 07.10.2008
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës , Jakup Krasniqi, mbajti sot një konferencë për media lidhur me buxhetin e vitit të ardhshëm të Kuvendit të Kosovës, si agjenci e veçantë buxhetore, në të cilën foli edhe mbi disa reflektime në media rreth propozimit të një anëtari të Kryesisë, që kishte të bënte me shtimin e buxhetit për deputetë, propozim ky, të cilit si u shpreh kryeparlamentari Krasniqi, iu dha jehonë e madhe në media.
Kryeparlamentari Krasniqi duke përvijuar më tej çështjen e planifikimit të buxhetit të Parlamentit, si njësi e veçantë buxhetore, por edhe të agjencive të tjera buxhetore të vendit, theksoi se Parlamenti i Kosovës me përgjegjësi të lartë do të veprojë për racionalizim të buxhetit nga çdo njësi, pra edhe kur është fjala për Parlamentin. Në këtë frymë ai tha se kemi filluar bisedat për çështjen e buxhetit të Kuvendit të Kosovës për vitin e ardhshëm.
Me përgjegjësi të lartë dhe duke u konsultuar edhe me faktorë relevantë që kanë të bëjnë me buxhetin, Kryesia do të bëjë propozimin për lartësinë e buxhetit të Kosovës, por vendimin përfundimtar për këtë do ta sjellë Kuvendi i Kosovës, në kuadër të vendimit për mbarë agjencitë buxhetore të Kosovës. Buxheti i Kuvendit të Kosovës sivjet është 8, 5 milionë euro, sigurisht se ai në mot do të jetë më i lartë, sepse ka nevojë për buxhet shtesë,por krejt kjo varet nga vendimi që do të sjellë Kuvendi i Kosovës. Kuvendit të Kosovës në kuadër të bashkëpunimit me ndërkombëtarët iu kanë ofruar mjete buxhetore nga donatorët, megjithatë, ai do të shfrytëzojë racionalisht dhe me përgjegjësi mjetet buxhetore. Duke u përgjigjur në një pyetje se a është kundërshtuar propozimi i anëtarit të Kryesisë në mbledhjen përkatëse të Kryesisë, kryeparlamentari Krasniqi theksoi se propozimi i tij nuk është kundërshtuar, por nuk kemi marrë asnjë vendim,sepse propozimi ka ardhur gjatë bisedës për buxhetin e ardhshëm, për të cilin dihet se me votë vendos Parlamenti.
Lidhur me një pyetje se a është ndërhyrje në punën e Parlamentit qëndrimi i kryeministrit lidhur me buxhetin, që u dha pas propozimit të anëtarit të Kryesisë, kryeparlamentari Krasniqi tha se kjo nuk është ndërhyrje, megjithëse mund të kuptohet ashtu. Mirëpo, qëndrimi i kryeministrit është në vazhdë të përpjekjeve për racionalizim, ndaj nuk mund të merret si ndërhyrje ose presion, duke ditur se vendimin përfundimtar rreth buxhetit e merr Kuvendi i Kosovës.