Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

, 07.10.2008




Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, ka miratuar Vendimin për rishpalljen e konkursit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, si dhe ka vendosur për organizimin e “Javës së Kuvendit”.

Kryesia është pajtuar që konkursi për Avokatin e Popullit të shpallet në afatin sa më të shkurtë dhe ka autorizuar administratën e Kuvendit që këtë ta bëjë konform rregullave në fuqi.

Anëtarët e kryesisë janë pajtuar që në pjesën e dytë të muajit tetor të organizohet “Java e Kuvendit”, gjatë së cilës kryeparlamentari Krasnqi, anëtarët e Kryesisë, sekretari i përgjithshëm dhe deputetët e zonave do të vizitojnë pesë qendrat rajonale të Kosovës për të komunikuar me asambletë komunale dhe bashkëbiseduar me qytetarë.

Kryesia ka vendosur që debatin parlamentar lidhur me gjendjen në pyjet e Kosovës, të filluar në seancën e 3 tetorit, ta vazhdojë në  të premten, më 10 tetor.

Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit