Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi
, 07.10.2008
Komisioni Parlamentar për Legjislacion dhe Gjyqësi në mbledhjen e sotme të drejtuar nga Bahri Hyseni, kryetar i komisionit, shqyrtoi Projektligjin për Presidentin e Republikës së Kosovës, kurse referues për këtë projektligj u caktua deputeti Bajram Kosumi.
Komisioni ka miratuar amendamentet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale, ndërkaq anëtarët e komisionit u zotuan se në mbledhjen e ardhshme do t’i kenë të gatshme vërejtjet dhe komentet për Ligjin për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit.
Në këtë mbledhje të Komisionit është formuar grupi i punës për hartimin e Raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale në Burgun e Dubravës, i cili është ngarkuar të hartojë raportin e vizitës në këtë burg.
Është vendosur që Komisioni javën e ardhshme ta vizitojë edhe Gjykatën e Qarkut të Pejës.