Lajmet e fundit
Grupi Joformal i Deputeteve të Kuvendit të Kosovës organizoi pritje për veprimtaren amerikane, znj. Fran Dresher
, 08.10.2008
Grupi Joformal i Deputeteve të Kuvendit të Kosovës organizoi një pritje për të dërguarën e diplomacisë publike amerikane, aktoren, shkrimtaren dhe veprimtaren e shquar , znj. Fran Dresher. Ylli amerikan televiziv, Dresher, viziton Kosovën në kuadër të nismës së inkurajimit të veprimtarive të Iniciativës Ballkanike për luftimin e kancerit të gjirit.
Duke iu drejtuar deputeteve kosovare, znj. Fran Dresher tha se ato duhet të fillojnë fushatën për vetëdijesimin e grave kosovare për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit . Në këtë frymë ajo u shpreh se nuk duhet të lejohet diagnostifikimi i vonshëm i sëmundjes. “ Gjeni rrugën më të shkurtër për mjekimin e kësaj sëmundjeje të rëndë dhe udhëhiqni gratë për një të ardhme më të mirë”, ishte porosia e veçantë e znj. Dresher .
Deputetet dhe pjesëmarrëset tjera në bisedën e zhvilluar në Kuvendin e Kosovës pasi falënderuan znj. Dresher për ngritjen e vetëdijesimit të shoqërisë rreth kancerit të gjirit, shprehën disa nga përvojat e tyre, duke theksuar njëkohësisht rëndësinë e zbulimit të hershëm të sëmundjes.
Deputetja Flora Brovina tha se në vendin tonë është problem mungesa e kushteve, laboratorëve dhe pajisjeve adekuate. Ajo shfaqi brengën se edhe preventiva është lënë pas dore. Ajo në vijim tha se se Deklarata e aprovuar në SHBA për vetëdijesimin e grave duhet të adoptohet edhe në Kosovë.
Nafije Latifi nga Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit theksoi se ende nuk po vërehen ndryshime të dukshme pozitive. Kanceri në Kosovë zbulohet në stade të vonshme, ndërsa gratë, në mungesë të kushteve për trajtimin e kancerit në spitalet kosovare, duhet të kërkojnë shërim jashtë vendit.