Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
, 09.10.2008
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Gani Koci, kryetar i Komisionit, tema shqyrtimi ishin kërkesat buxhetore për vitin 2009 të Kuvendit të Kosovës, Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Zyrës së Auditorit Gjeneral dhe të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Në mbledhje morën pjesë edhe përfaqësues nga këto agjenci buxhetore.
Në fillim të shqyrtimit të kërkesave buxhetore për vitin 2009 të Kuvendit të Kosovës, Gani Koci theksoi se çështjes së Projekt Buxhetit të Kuvendit të Kosovës për vitin 2009 në media iu dha një kahje dhe jehonë jo e dëshirueshme,sepse tjetër është propozimi e tjetër është vendimi. Madje, si shihet nga kërkesat e agjencive të tjera buxhetore, del se ato kanë kërkuar edhe dyfish më shumë mjete sesa në vitin paraprak. Si në fjalën e Gani Kocit, ashtu edhe të diskutuesve, u tha se po të kishte një koordinim më të mirë të punëve rreth Projektit me Komisionin për Buxhet dhe Financa disa paqartësi që e përcollën këtë proces nuk do të ngjanin. Nga disa diskutues u tha se në procesin e hartimit të propozimit për Projektin e Buxhetit Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka anashkaluar këtë Komision.
Në vijim drejtori i Buxhetit të Ministrisë dhe Financave, Agim Krasniqi, dha një pasqyrë në shkallë vendi të Projekt Buxhetit për vitin 2009. Ai tha se agjencitë buxhetore e kanë bërë si praktikë që gjatë hartimit të buxhetit të bëjnë kërkesa më të mëdha , duke shpresuar se edhe do të përfitojnë më shumë, me rastin e aprovimit përfundimtar të këtyre kërkesave nga ana e Kuvendit të Kosovës.
Ndërkaq, lidhur me kërkesat buxhetore të Kuvendit të Kosovës dhe propozimin e Buxhetit të këtij organi nga ana e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e 23 shtatorit , komisionin e njoftoi sekretari i përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi. Në debatin e gjerë të deputetëve lidhur me buxhetin e vitit të ardhshëm të Kuvendit, u tha se deputetët angazhohen për krijimin e kushteve normale për punë, por nuk kërkojnë beneficione te tepruara. Deputetëve iu duhen zyrat në Kuvend, ashtu si edhe zyra nëpër komuna, por kjo nuk do të thotë se secilit deputet duhet t’ i sigurohet zyrë e veçantë edhe në komunë, sepse në komuna mund zhvillojnë veprimtarinë e tyre deputetet brenda një zyre, sipas një orari të caktuar. Ata thanë se duhet të krijohen kushte më të mira sa i përket udhëtimit të deputetëve, sidomos të atyre deputetëve nga qendrat më të largëta të Kosovës, duke ua kompensuar shpenzimet e udhëtimit, por nuk janë për blerje të veturave për deputetë.
Komisioni formoi një nënkomision , i cili në një afat sa më të shkurtër do të japë vërejtjet dhe sugjerimet në Projektin e Buxhetit të Kuvendit për vitin e ardhshëm. Në mbledhje u shtrua kërkesa që Kosova të ketë një Ligj për pagat e funksionarëve, i cili do të mundësonte vënien e rregullit në lëmin e pagave.
Duke shqyrtuar kërkesat buxhetore të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Komisioni kërkoi që ky Projekt Buxhet të specifikohet në të gjithë zërat buxhetorë dhe pastaj edhe një herë të shqyrtohet në këtë komision. Kërkesat buxhetore për vitin 2009 të Zyrës së Auditorit Gjeneral u përkrahën , ndërsa sa i përket kërkesave buxhetore të Këshillit Gjyqësor të Kosovës u tha se këto janë në kompetencë të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave.