Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasnqi uron Ahtisaarin
, 13.10.2008
Me rastin e ndarjes së çmimit Nobel për paqe z. Marti Ahtisaari, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, i ka dërguar një telegram urimi në të cilin thuhet:
I nderuar zoti Ahtisaari,
Jam shumë i gëzuar që këtë vit pikërisht Ju jeni laureat i çmimit Nobel për paqe. Këtë nderim të lartë ndërkombëtar Ju e meritoni për përpjekjet tuaja jetësore, humane e diplomatike në shërbim të paqes e të mbrojtjes së jetëve të njerëzve të pafajshëm.
Në saje të angazhimit Tuaj të pakursyer për të gjetur rrugët e paqes në Kosovë, emri Juaj është i njohur dhe shumë i dashur tash dhjetë vjet në popullin e saj të shumëvuajtur.
Propozimi gjithëpërfshirës për statusin e Kosovës që Ju keni hartuar në cilësinë e Emisarit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, ka gjetur përkrahje të gjerë dhe të fuqishme në mbarë botën demokratike dhe është bërë bazë e kompromisit të zgjidhjes së çështjes së Kosovës. Ky dokument tashmë është bërë pjesë e Kushtetutës së Kosovës dhe e angazhimeve tona institucionale. Republika e Kosovës, nga një vatër potenciale shume e rrezikshme e krizave të vazhdueshme, është kthyer në vend demokratik, të lirë e të pavarur, stabil e të sigurt, me të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët e tij.
Ju përgëzoj sinqerisht për çmimin, miku ynë i dashur Ahtisaari dhe ju uroj shëndet, fat e pleqëri të bardhë.