Lajmet e fundit
Kryeparlamntari Krasniqi takoi kryetarët e komisioneve parlamentare
, 16.10.2008
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka takuar sot kryetarët e komisioneve parlamentare dhe ka biseduar me ta për përshpejtimin e shqyrtimit të projektligjeve në procedurë.
Kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve kanë raportuar për punën e komisioneve, kanë përmendur projektligjet, të cilat janë duke i shqyrtuar, si dhe sukseset e arritura, por edhe vështirësitë që i kanë për mungesë të kushteve optimale të punës.
Kryeparlamentari Krasniqi ka premtuar kushte më të mira pune për komisionet gjatë vitit të ardhshëm, përkatësisht mjete të veçanta financiare për punë të komisioneve, rreth 30 zyre për deputetë dhe automjete për vizita në terren, në kuadër të punëve dhe të kompetencave të komisioneve.
Kreu i Kuvendit ka kërkuar, ndërkaq, që të përshpejtohet shqyrtimit i projektligjeve në procedurë parlamentare, përfshirë këtu edhe 17 ligjet e miratuara por të pa shpallura nga PSSP-ja, të cilat u janë dorëzuar komisioneve funksionale për shqyrtim. Ai ka kërkuar angazhim shtesë, sidomos të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Planifikim Hapësinor, për shqyrtimin me kohë të 12 projektligjeve që kanë arritur në Kuvend dhe janë nga sfera që mbulon ky komision.