Lajmet e fundit
Kuvendi i Kosovës adoptoi Deklaratën e OKB-së për OZHM-të
, 17.10.2008
Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën e sotme solemne, në të cilën merrnin pesë bartësit e funksioneve kryesore shtetërore të Kosovës, përfaqësues të UNDP-së dhe të institucioneve të tjera ndërkombëtare në Kosovë, nëpërmjet një rezolute ka adoptuar Deklaratën e OKB-së për Objektivat Zhvillimore të Mijëvjeçarit.
Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, pasi ka përkujtuar historikun e miratimit të Deklaratën e OKB-së për OZHM-të, të cilën e kanë nënshkruar 189 vende, ka theksuar se ky eveniment i sotëm koincidon me Javën Ndërkombëtare Kundër Varfërisë, kurse lufta kundër varfërisë përbën njërin nga tetë Objektivat Zhvillimore të Mijëvjeçarit. deri më 2015. Të gjitha vendet me forca të veta si dhe me përkrahje nga jashtë, synojnë tejkalimin e vështirësive që lidhen me zhvillimin e tyre njerëzor e ekonomik dhe përgjysmimin e varfërisë ekstreme, shkollimin elementar, reduktimin në tri të katërtat e vdekshmërisë së foshnjave, zmbrapsjen e sëmundjeve ngjitëse etj, ka thënë Krasniqi. Ai ka theksuar se Kuvendi do të angazhohet për arritjen e Objektivave për Zhvillim të Mijëvjeçarit dhe do të mbështesë institucionet tjera, si dhe shoqërinë civile në këtë drejtim, sepse këto synime të përbashkëta kanë për qëllim zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, integrimin evropian të tij dhe partneritetin ndërkombëtar.
Me aprovimin e rezolutës nga Parlamenti i Republikës së Kosovës, ka thënë presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, në seancën solemne, edhe formalisht po deklarohemi se do të punojmë në përmbushjen e tetë parimeve të Deklaratës së Mijëvjeçarit të Kombeve të Bashkuara. “Ne do të punojmë bashkërisht që qytetari i Kosovës të përfitojë thellësisht nga ky proces duke krijuar ndryshim në cilësinë e jetës në mënyrë që çdo njeri të ketë shëndet, edukim, strehim e siguri. Mbetet detyrë e përbashkët e institucioneve të Kosovës vlerësimi real i ecurisë së jetësimit të obligimeve që dalin nga Deklarata” ka thënë presidenti.
Pasi ka theksuar se Pavarësia e Kosovës është faktor i paqes dhe stabilitetit, kryeministri, Hashim Thaçi është shprehur i bindur se Objektivat e Mijëvjeçarit i kontribuojnë zhvillimit dhe progresit në mbështetje të nismës globale për paqe dhe stabilitet në tërë botën. „Republika e Kosovës është e gatshme për të bashkëpunuar me bashkësinë ndërkombëtare në mbështetje të këtyre objektivave“, ka theksuar Thaçi, duke u zotuar se vendi ynë do të ndërmarrë të gjitha masat për të siguruar veprimin e ligjit, duke luftuar krimin e çfarëdo forme dhe duke i kontribuar lëvizjes së lirë të njerëzve dhe kapitalit, në mënyrë që të bëhet faktor i stabilitetit, bashkëpunimit dhe zhvillimit rajonal, evropian dhe më gjerë.
Përfaqësuesi i fushatës së mijëvjeçarit, Guido Schmidt-Traub, ka shprehur kënaqësinë që Kuvendi i Kosovës e miraton sot Rezolutën për adoptimin e Deklaratës së OKB-së për Objektivat Zhvillimore të Mijëvjeçarit. Ai ka theksuar se në shumë segmente Kosova ka motive edhe më të mëdha për të arritur Objektivat e Mijëvjeçarit deri më 20015, sepse Kosova ka popullsi shumë të re. Mu për këtë ai ka vënë në spikamë rëndësinë që ka udhëheqja e përgjegjshme e Kosovës, e cila jep llogari për veprimet e veta. “Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës duhet ta dinë se çfarë i duhet Kosovës dhe të vazhdojnë rrugën drejt realizimit të Objektivave Zhvillimore të Mijëvjeçarit”, ka theksuar Traub.
Tekstin e rezolutës e ka lexuar anëtari i Kryesisë, Naim Maloku.
Rezoluta është miratuar me 99 vota për dhe vetëm dy vota kundër (pa asnjë abstenim).
Pas përfundimit të seancës Krasniqi dhe Traub kanë mbajtur një konferencë me përfaqësues të medieve lidhur me rëndësinë që ka për Kosovën adoptimi i Deklaratës së OKB-së për Objektivat Zhvillimore të Mijëvjeçarit.
Në ueb-faqen e Kuvendit do t’i gjeni dhe fjalimet integrale të folësve në këtë seancë solemne.