Lajmet e fundit
Nga e hëna fillon Java e Kuvendit të Kosovës
, 17.10.2008
Që nga e hëna e ardhshme, më 20 tetor, fillon Java e Kuvendit të Kosovës, gjatë së cilës kryeparlamentari Krasniqi bashkë me anëtarë të Kryesisë, deputetë të zonës dhe sekretarin e Kuvendit do të vizitojë pesë qendrat rajonale të Kosovës: Prizrenin, Mitrovicën, Gjilan, Pejën dhe Prishtinën.
Gjatë javës së Kuvendit udhëheqja e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të bashkëbisedojë me qytetarë dhe me kuvendet komunale për problemet dhe shqetësimet e tyre.
Java e Kuvendit fillon të hënën në Prizren, ku do të mbahen këto takime:
Nga ora 10 – 12 - takim në Kuvendin Komunal;
nga ora 12 – 13;
nga ora 13 – 15 takim me qytetarë dhe
nga ora 15 – 16- takim me komunitetet pakicë.
Do të bisedohet për aspekte të caktuara politike, për objektivat e Kuvendit të Kosovës dhe për çështje procedurale në punën e Kuvendit.
Kuvendi i Kosovës gjatë javës së tij nëpër qendrat rajonale të Kosovës i fton për takime: deputetët (sipas qendrave rajonale), mediet, si dhe organizmat ndërkombëtarë që e mbështesin punën e Kuvendit (NDI, OSBE, KDI etj.).