Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
, 21.10.2008
Proceset lidhur me reformën e administratës publike në Kosovë, ishin temë themelore e mbledhjes së sotme të Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës , të kryesuar nga Zylfije Hundozi, kryetare e Komisioni. Për kahet e reformës së administratës publike, si një shtyllë e performancës së shtetit, një pasqyrë të gjerë para Komisionit paraqiti Arsim Bajrami, ministër i Ministrisë së Shërbimeve Publike, i cili që në fillim theksoi se tehu i aktiviteteve të kësaj ministrie është përqendruar në ndërtimin e një administrate të depolitizuar e racionale, e cila do t’ ju ofrojë shërbime efikase qytetarëve. Për të pasur një administratë të tillë është e nevojshme edhe infrastruktura ligjore, tha në vijim Bajrami. Në këtë vështrim tashmë janë në përfundim e sipër Ligji për Qeverinë e Kosovës, Ligji për Shërbimin civil, si dhe Ligji për pagat, të cilat pritet së shpejti të shqyrtohen në Qeverinë e Kosovës për t’ u proceduar pastaj në Parlament. Në kuadër të ndërtimit të një administrate sa më funksionale, si një nga kushtet për integrim në BE, tha Bajrami, jemi duke punuar në strategjinë e qeverisjes elektronike, përkatësisht zbatimit të sistemit elektronik në të gjithë sektorët e administratës. Anëtarët e Komisionit pastaj u njoftuan edhe për gjendjen në lëmin e statistikës dhe të kadastrit. Gëzon fakti se për konsolidimin e këtyre dy agjensioneve ka oferta për ndihmë nga donatorë të ndryshëm evropianë.
Në Kosovë bëhen përgatitje edhe për regjistrimin e popullsisë, si një faktor i rëndësishëm në zhvillimet shoqërore, ekonomike dhe integruese të Kosovës.
Në vërejtjet dhe pyetjet e anëtarëve të komisioneve lidhur me këtë prezantim të ministrit Bajrami, më të shpeshta e më shqetësuese ishin ato që kishin të bëjnë me kaosin që mbretëron në lëmin e pagave, duke zënë në gojë sidomos pagat e larta në Trustin e Pensioneve të Kosovës, por edhe në kompanitë publike. Nga ministri Bajrami u morën premtime se janë në vazhdë përpjekjet që në këtë sferë të vihet rregull dhe të mos ketë diferenca kaq të mëdha në paga.
Vëmendja e pjesëmarrësve u përqendrua edhe në kërkesën për depolitizim të administratës publike. Përkitazi me këtë u tha se ky proces është mjaft i vështirë, por patjetër duhet të jetë objektiv i përpjekjeve në të ardhmen, duke pasur gjithnjë parasysh kërkesën për profesionalizëm të shërbyesve civilë.