Lajmet e fundit

Pikat kyçe të fjalimit të Guido Schmid-Traub, përfaqësues i fushatës së mijëvjeçarit

, 17.10.2008




Sfidat e zhvillimit të Kosovës

• Uroj Kosovën për adoptimin e Rezolutës për OZHM-të,
• Krijon baza te rëndësishme për bashkëpunim ndërkombëtare në përpjekjet për arritjen e qëllimeve/objektivave për zhvillim,
• Kosova ka përparuar dukshëm 
Ka përparuar në fushën e stabilitetit, 
Rikrijimin e funksioneve dhe shërbimeve qeverisëse në kushte shumë të vështira, 
Ka zhvilluar një plan te qarte për shpenzimet afat-mesme,

• Sfidat e Kosovës 
Shtet I izoluar për nga lokacioni gjeografik dhe nuk ka mjaft resurse natyrore – Aseti me i madh i shtetit janë ‘resurset njerëzore, 
40% e popullatës jeton ne varfëri, 
Gjeneratat e reja (60% nën moshën 25 vjeçare) = edukimi është i rëndësishëm o
Pabarazia gjinore në edukim – posaçërisht në edukimin sekondar 
Shtytje ekonomike për të fuqizuar rolin e gruas, 
Vdekshmëria e foshnjave dhe përhapja e turbekulozës 

Lackluster growth: 
OZhM-të janë të nevojshme, por jo te mjaftueshme për një zhvillim afatgjatë të qëndrueshëm, 
Nevojitet zhvillim i sektorëve në të gjitha polet

• Pak shtete trashëgojnë aq shumë sfida sa ka Kosova, mirëpo shumë nga ato kanë qenë të suksesshme në ndalimin e sfidave me rrënjë të mëdha të pasigurisë së varfërisë, 
Shtetet e ndryshme në botë kanë prekur problemet që trajtojnë sistemin e shëndetësisë së dobët, mungesën e një edukimi te mirëfilltë, dhe akses të varfër në infrastrukture, 
Shtetet e Baltikut dhe shtetet tjera që kanë dalë nga Jugosllavia janë në rrugë të drejt për t’ u shëndruar në shtete prosperuese që orientohen në ekonomi eksportuese dhe me sektor të fortë të shërbimeve

• Mësimet dhe eksperiencat e rëndësishme të dalluara 
Nuk ka zëvendësim për një lidership të qartë dhe efektiv në përpjeke për të targetuar rrënjët e varfërisë – për këtë është i rëndësishëm aprovimi I deklaratës së OZhM-ve, 
Të gjithë dimë se si të adresohet secila sfidë duke u nisur nga gjendja e stërkeqe e shëndetësisë, mungesa e edukimit dhe qasja në infrastrukturë, 
Shtetet që kanë zhvilluar ekonominë e tyre e kanë bërë këtë nga zhvillimi I një vizioni afatgjatë duke targetuar sektorë të teknologjisë informative, shërbimeve, prodhimtarisë, turizmit, dhe agro-industrisë.

• Ja se si OZHM-të mund të ndihmojnë Kosovën të trasojë rrugën e vet:
1. Të drejtojmë fokusin në rezultate: Fokusi në popullin e Kosovës (shëndeti, edukimi, infrastruktura elementare);
2. Ta largojmë politikën nga proceset e shërbimeve: të caktojmë një vizion afatgjatë për shtetin, vizion që tenton të largojë politikën nga proceset e dorëzimit të shërbimeve (p.sh. dizajnimi I Kornizës afat-mesme të shpenzimeve, strategjive zhvillimore);
3. Krijojë përgjegjësi të qartë – roli I Kuvendit (p.sh. diskutimet plenare për të arriturat drejt OZHM-ve);
4. Komunikimi efektiv dhe mobilizimi: Mobilizimi i shoqërisë civile dhe të gjitha niveleve të qeverisë rreth caqeve të qarta dhe të komunikueshme.

• Rruga para 
Të sigurojmë se OZHM-të kanë vizibilitet, 
Agjencitë e KB-ve kanë pasuri të tërë informacionesh në atë se si arrihet drejt secilit objektiv që është në shfrytëzim të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, 
Të jemi në pajtim me strategjitë e orientuara drejt rezultateve dhe aksioneve për arritjen e secilës OZHM, 
Krijimin e strategjive të OZHM-ve si bazë për alokimin e shpenzimeve publike dhe revidimin e tyre, 
Krijimin e strategjive të OZHM si bazë për zhvillim të partneriteteve me BE-në dhe partnerët bilateral, të cilat janë të ankeruara në kërkim të caqeve të përbashkëta, 
Monitorimi i progresit.