Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
, 22.10.2008
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Gani Koci, kryetar i Komisionit, u shqyrtuan kërkesat buxhetore për vitin 2009 të organizatave buxhetore, si : Kuvendit të Kosovës, Agjensionit Kosovar Kundër Korrupsionit, Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale dhe të Zyrës së Rregullatorit për Ujë dhe Mbeturina. Për këto kërkesa raportuan sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, si dhe udhëheqësit e tri agjensioneve , përkatësisht Hasan Preteni, Azem Rexhaj dhe Afrim Lajçi. Në këtë mbledhje një pasqyrë të buxhetit për vitin e ardhshëm në vija kryesore e paraqiti drejtori i Buxhetit në Ministrinë e Buxhetit dhe të Financave, Agim Krasniqi. Ai theksoi se buxheti për vitin 2009 planifikohet të jetë mbi një miliard euro, nga të cilat 246 milionë parashihen për paga, 389 për investime kapitale,177 për sferën sociale etj. Z. Agim Krasniqi i njoftoi pjesëmarrësit edhe me nevojën për zbatimin e standardeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar lidhur me planifikimin e buxhetit.
Pas dëgjimit të kërkesave të këtyre subjekteve për vitin e ardhshëm, Komisioni dha rekomandimet e veta. Lidhur me kërkesat e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale dhe të Zyrës së Rregullatorit për Ujë dhe Mbeturina u formuan grupe të punës , të cilat bashkë me udhëheqjen e këtyre agjencive do të shqyrtojnë më hollësisht disa pozicione, sidomos kur është çështja e lartësisë së pagave.
Në vijim Komisioni shqyrtoi Projektligjin nr. 03/0127/L-029/1 për Inspeksionin Bujqësor me raportin e komisionit funksional – Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, me amendamente, si dhe Ligjin për Ngrohje Qendrore me raportin e komisionit funksional – Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport e Telekomunikacion, me amendamente. Gjatë debatit u tha se amandementet e bëra në këto projektligje nuk kanë implikime buxhetore, ndaj Komisioni përkrahu procedimin e këtyre projektligjeve për shqyrtim të dytë ( miratim ) në Kuvend.