Lajmet e fundit
Nxënësit e shkollave fillore të Vushtrrisë vizitojnë Kuvendin e Kosovës
, 23.10.2008
Në kuadër të vënies së një kontakti më të drejtpërdrejtë të nxënësve me deputetët dhe me qëllim të përfaqësimit sa më të denjë të interesave të qytetarëve të Vushtrrisë në nivelin qendror, me ftesë të deputetes së Kuvendit të Kosovës, Myrvete Pantina, sot një grup nxënësish të shkollave fillore të qytetit të Vushtrrisë bënë një vizitë në ambientet e Kuvendit ët Republikës së Kosovës.
Me këtë rast deputetja Pantina bëri një prezantim lidhur me strukturën organizative dhe funksionet kryesore të Kuvendit, për t’ u dhënë më pas mundësinë nxënësve të parashtrojnë edhe pyetje të ndryshme. Me këtë rast nxënësve iu drejtua me një fjalë të shkurtër edhe deputeti Gani Koci, i cili njëherësh është edhe kryetar i komisionit për Buxhet dhe Financa.
Në fund të vizitës, nxënësve iu shpërndanë edhe një seri e broshurave , të përgatitura nga NDI-a, si dhe një publikim mbi procesin e shqyrtimit dhe miratimit të ligjeve.