Lajmet e fundit

Lutfi Haziri dhe Ardian Gjini marrin pjesë në një tryezë në Selanik

, 24.10.2008




Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Lutfi Haziri dhe shefi i GP të AAK-së Ardian Gjini, po marrin pjesë në një tryezë të rrumbullakët me temë: Ballkani dhe integrimet evro- atlantike, e cila mbahet në Selanik të Greqisë. Në këtë tryezë këta deputetë marrin pjesë me ftesë të Projektit për Marrëdhënie Etnike ( PER). Pos nga vendi mikpritës, tryeza ka tubuar këshilltarë, deputetë dhe publicistë edhe të vendeve të tjera të Rajonit, si: Shqipëria, Maqedonia, Bosnjë - Hercegovina dhe Serbia. Në këtë tubim marrin pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, drejtori Ekzekutiv i PER-it dhe anëtarë nga Komisioni Evropian.

Qëllimi i këtij takimi është diskutimi e këshillimi me kolegët ndërkombëtarë lidhur me politikën dhe aktivitetet që do të avanconin shtetet e Rajonit drejt anëtarësimit në organizatat evro-atlantike.

Kjo tryezë është financuar nga Departamenti i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Zvicrës me përkrahje edhe nga Fondacionit Charles Stewart Moot.

Punimet e kësaj tryezë do të zgjasin dy ditë (më 24 dhe 25 tetor 2008).