Lajmet e fundit
Kryeparlamntari Krasniqi priti kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës, Herman Van Rompuy
, 27.10.2008
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, priti sot kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës, Herman Van Rompuy, i cili drejtonte një delegacion parlamentar të vendit të tij, në përbërje të të cilit ishin gjashtë deputetë belgë, si dhe përgjegjës të administratës së parlamentit.
Kryeparlamentari Belg Van Rompuy është pritur nga kryetari i Kuvendit, Krasniqi, me ceremonial zyrtar të Gardës së Republikës së Kosovës, kurse në Aeroportin e Prishtinës është pritur nga anëtari i Kryesisë, Xhavit Haliti, gjithashtu me ceremonial nderi.
Kryeparlamentari Krasniqi, i shoqëruar nga anëtarët e Kryesisë, Haliti dhe Hamiti, në takimin e rezervuar për delegacionin parlamentar belg, e ka falënderuar z. Herman Van Rompuy për mbështetjen e madhe të Belgjikës për Kosovën dhe popullin e saj, për mbështetjen e Kuvendit të Kosovës, si dhe për kontributin e pjesëtarëve të KFOR-it belg në Kosovë, për krijimin e sigurisë në vend. Ai e ka njoftuar homologun e tij belg për zhvillimet në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë së vendit, me theks të veçantë për miratimin dhe hyrjen në fuqi të Kushtetutës së Kosovës, miratimin e simboleve shtetërore, si dhe të 42 ligjeve nga Plani Gjithëpërfshirësi Ahtisarit.
Ndër prioritetet e Kuvendit të Kosovës, Krasniqi ka përmendur miratimin e legjislacionit të Kosovës, kurse si prioritet nacional ka theksuar zhvillimin e përshpejtuar të vendit, si dhe anëtarësimin në mekanizmat ndërkombëtarë, si në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore, por edhe në OKB dhe integrim në BE.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës, Belg Herman Van Rompuy, duke falënderuar për pritjen e ngrohtë për delegacionin që e udhëhiqte, është shprehur se vizita për herë të parë në Prishtinë e një kryeparlamentari nga vende të BE-së, mbase nuk është historike, por gjithsesi është unike.
Ai i ka garantuar mikpritësit kosovarë se Belgjika është një aleate e mirë e Kosovës, e cila ndër të parat vende të Evropës që e ka njohur Kosovën. Ka gjashtë vite që Belgjika e mbështet Kuvendin e Kosovës, kurse për dhjetë vjet rresht i kontribuojmë sigurisë së Kosovës, ka thënë Van Rompu, i cili ka pohuar edhe praninë e rëndësishme të Belgjikës në EULEX. “ Tash është koha e rindërtimit të vendit dhe do të mundohemi ta ndihmojmë shtetin tuaj”, ka premtuar Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës, Herman Van Rompuy, i cili k shprehur vullnetin e Parlamentit Belg për thellimin e bashkëpunimit me Parlamentin e Kosovës.