Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Mandate , Imunitete dhe Rregullore të Punës së Kuvendit
, 27.10.2008
Shqyrtimi i Rregullores së re të Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës ishte temë qendrore e mbledhjes së sotme të Komisionit për Mandate , Imunitete dhe Rregullore të Punës së Kuvendit, të kryesuar nga Ahmet Isufi, kryetar i Komisionit. Anëtarët e Komisionit pas një varg shqyrtimesh, sot bënë vërejtjet dhe propozimet përfundimtare për Projekt Rregulloren e Kuvendit të Kosovës. Ata përkrahën këtë Projekt në mënyrë unanime dhe ia dërguan Kryesisë së Kuvendit të Kosovës për procedim të mëtejmë në Kuvend.
Në vijim Komisioni mori qëndrim që çështjen e heqjes së mandatit të deputetit Sabit Rrahmani t’ ia përcjellë Kryesisë për procedim të mëtejmë në Kuvend.
Në vijim Komisioni mori qëndrim që çështjen e heqjes së mandatit të deputetit Sabit Rrahmani t’ ia përcjellë Kryesisë për procedim të mëtejmë në Kuvend.