Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
, 28.10.2008
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, ka vendosur që seanca plenare e Kuvendit të mbahet më 6 dhe më 7 nëntor, si dhe e ka përcaktuar rendin e ditës për këtë seancë.
Gjatë dy ditëve të seancës, në pjesën e parë të saj, Kabineti qeveritar do t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve për punën e Qeverisë së Kosovës, kurse më pastaj do të procedohet me miratimin e ligjeve.
Për herë të parë do të shqyrtohen katër projektligje: Projektligji për bujqësinë dhe zhvillimin rural, ai Për faljen, Projektligji për themelimin e Departamentit për Mjekësi Ligjore dhe ai Për lizingun financiar.
Në seancë do të shqyrtohen rekomandimet e komisioneve përkatëse funksionale për plotësimin e katër ligjeve të miratuara më parë: Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të përkohshëm penal të Kosovës (nr. 03/L-002), Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të përkohshëm të procedurës penale të Kosovës (nr. 03/L-003), Ligjit për provimin përfundimtar dhe provimin e maturës shtetërore (nr. 03/L-018) dhe Ligjit për ndërprerjen e shtatzënisë, nr. 02/L-073.
Për herë të dytë, ndërkaq, do të shqyrtohen: Projektligji për Ansamblin e këngëve dhe të valleve “Shota” dhe për ansamblet e tjera (nr. 03/L-056), Projektligjit për kualifikimet kombëtare (nr. 03/L-060), ai Për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/7 për lëndën arkivore dhe arkivat (nr. 03/L-077), Projektligjit për produktet për mbrojtjen e bimëve (nr.03/L-042).
Në të njëjtën seancë deputetët do të shqyrtojnë Rekomandimin e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri lidhur me zgjedhjen e kandidatëve për anëtarë në Komisionin e Konkurrencës, Rekomandimin e Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me propozimin e Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Bordit të Trustit Pensional të Kosovës, si dhe rekomandimet e Komisionit ad-hoc për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Mbikëq1yrës të Kosovës.
Kryesia e ka shqyrtuar sot edhe kërkesën e Grupit Parlamentar të LDD-së për thirrje në interpelancë të ministrit të shëndetësisë, Alush Gashi, e cila kërkesë është miratuar dhe për të është njoftuar Qeveria e Kosovës.