Lajmet e fundit

Fjala e kryetarit i Dhomës Belge të Përfaqësueseve z. Rompuy në Senacën Solemne

, 28.10.2008




Z. Kryetar,
Anëtarë të Kuvendit të Kosovës,

Sot, si kryetar i Dhomës Belge të Përfaqësueseve, kam nderin t’ju drejtohem.

Shumë rrallë në historinë e kohës sonë pavarësia e një vendi i parapriu diskutimeve kaq pasiononte. Populli i Kosoves ka meritën e pamohueshme që në mes gjithë kësaj rrëmuje, ata vazhduan të besojnë në historinë e tyre unike dhe në të ardhmen. Ajo e ardhme akoma nuk njihet nga të gjitha vendet, mirëpo, madje edhe Belgjikës, që u themelua në 1930, iu desh te priste jo më pak së 9 vjet për të përcaktuar njohjen ndërkombëtare të pavarësisë së saj.

Belgjika e njohu Republikën e Kosovës një ditë pas shpalljes së pavarësisë. Simpatia dhe mbështetja morale janë të rëndësishme, por veprimet janë shumë me të rëndësishme. Belgjika i ka dhëne mbështetje të parezervuar procesit që solli vendin tuaj tek pavarësia. Kjo pavarësi ishte shpërblimi për durimin e pakufi që populli i Kosovës dhe udhëheqësit e tij treguan ne rrugën drejt 17 shkurtit 2008.

Askund në botë nuk ka qenë influenca e komunitetit ndërkombëtar kaq direkte dhe kaq e kudogjendur sesa ne Kosove. Belgjika gjithashtu kontribuoi në ruajtjen e stabilitetit në Kosovë dhe në përgjithësi në Ballkan. Që nga 1999, trupat Belge ishin aktive në veri të Kosovës, nën mandatin paqeruajtës të KFOR-it, dhe në ndërlidhje të ngushtë me veprimet e UNMIK-ut. Madje edhe sot, 203 ushtarë Belge po ndihmojnë në ruajtjen e paqes në zonën e Mitrovicës, dhe po mbështesin me tej vendosjen e paqes. Me anë të misionit të EULEX-it, misioni me i madh civil ndërmarrë nga BE-ja deri tani, Belgjika po ofron një kontribut shumë të çmuar në mbështetje të sundimit të ligjit në Kosovë. Për momentin janë 29 ekspertë të policisë Belge, 3 gjykatës, dhe 8 persona te tjerë” ekspertë për ofrimin e ndihmesë në fusha të ndryshme”.

Kontributi Belg përbën delegacionin e dytë me të madh në përbërje të EULEX-it tashme të dislokuar. Ashtu si ju edhe unë mendoj që misioni i EULEX-it do të jetë në gjendje të jetë plotësisht operativ nga fillimi i dhjetorit. Jam i sigurt që shoqëria e Kosovës do ta vlerësojë ketë përkushtim në të ardhme.

Belgjika gjithmonë është ndjere e angazhuar për së afërmi në Kosovë, jo vetëm në pikëpamjen ushtarake dhe civile, por gjithashtu edhe përmes angazhimit në shkallë të gjerë në organizatat ndërkombëtare. Në 2006-ten Belgjika, atë kohë kryesuese e Presidencës së OSBE-së vazhdimisht tregoi angazhimin e saj në bashkëpunimin multilateral dhe ndërkombëtar. Një Dialog i gjerë dhe bashkëpunim i ngushtë ndërmjet KB, SHBA-së, BE-së, OSBE-së, NATO-s, Beogradit dhe Prishtinës u shfaqen i domosdoshëm në atë kohë. Si anëtare e KS të OKB-së gjatë dy viteve të shkuara, Belgjika gjithashtu ka punuar intensivisht drejt kërkimit të një zgjidhje përfundimtare për Kosovën, si pasojë edhe e kupton plotësisht perspektiven Evropiane të këtij rajoni.

Më në fund, në 2010 vendi im do të luajë përsëri një rol të dukshëm në skenën botërore, kur do te marrë Presidencën e BE-se nga Spanja.

Një pjesë e rëndësishme e marrëdhënieve ndërmjet vendeve tona kalon përmes BE-së, NATO-s dhe OSBE-së, por është e pamohueshme që vendet tona kanë kontakte të shkëlqyera dypalëshe. Këtë ndërmjet të tjerash, e tregon edhe vizita më e fundit e kolegut tim Z. Krasniqi në Dhomën Belge të Përfaqësueseve dhe në Senat.

Nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Dhomës Belge të Përfaqësueseve dhe Kuvendit te Kosovës me 18 Maj 2008 konfirmoi marrëdhëniet e mira reciproke, dhe është një instrument i dobishëm për arritjen e një bashkëpunimi të frytshëm në të ardhmen ndërmjet dy vendeve dhe parlamenteve tona. Jam i kënaqur me bashkëpunimin me Kuvendin e Kosovës. Në këtë kontekst është e rëndësishme që ne duhet te punojmë drejt një progresi të dukshëm në fushat në të cilat po veprojmë.

Vetëm progresi mund te ofroje motivimin për të vazhduar së punuari sëbashku.

Që nga 2001, Belgjika ka pasur një përfaqësim diplomatik në Prishtinë në formën e një zyre diplomatike. Roli i kësaj zyre që atëherë është zgjeruar në mënyrë të konsiderueshme. Që nga 1 Maj 2008, përveç përfaqësisë diplomatike, ofrohen edhe shërbime direkte vizash për qytetaret e Kosovës. Nga Korriku i këtij viti, përfaqësia diplomatike Belge ka fuqi të plote konsullore, që do të thotë se Belgeve dhe popullit të Kosovës mund t’ju ofrohen të gjitha shërbimet konsullore në Prishtinë.

Ky është një demonstrim i solidaritetit të Belgjikës me popullin e Kosovës.

Faktorë shtese që i lidhin të dy vendet tona bashkë dhe që gjeneron afërsi janë edhe diaspora Kosovare që është prezentë në vendin tonë që nga vitet 1970, dhe fakti që Belgjika përpiqet te skalit një rol si një vend i vogël brenda idealit Evropian.

Me deklaratën e Pavarësisë dhe hyrjen në fuqi të Kushtetutës me 15 qershor 2008, Kosova më në fund formoi shtetësinë. Komuniteti ndërkombëtar nuk është me prezent ne Kosovë për të imponuar pikëpamjet e tij, por thjesht të mbështesë dhe këshillojë.

Thelbësore sa i përket kësaj është që siguria dhe stabiliteti i rajonit duhet të garantohen. Në këtë aspekt, unë mirëpres thirrjen e vazhdueshme të liderëve të Kosovës për respekt dhe tolerance ndërmjet të gjitha komuniteteve në Kosovë. Një nga elementet bazë të planit te Ahttisarit është mbrojtja e minoriteteve. Kosova nuk duhet vetëm në arrije një “kontrate” me minoritetet por te vazhdojë përpjekjet për të arritur një shoqëri vërtetë të hapur në të cilën të gjitha minoritetet të respektohen plotësisht. Vetëm në këtë mënyrë mundet që njerëzit e të gjitha kulturave dhe “bekraundeve”, me trashëgiminë e tyre dhe cilësitë, të marrin pjesë në zhvillimin e shtetit te Kosovës, në të cilin ato ndjehen qytetare.

Fakti që Marti Ahtisari u shpërblye me çmimin Nobel për Paqe duhet te inkurajoje shoqërinë e Kosovës në bëjnë kalimin drejt një shteti që sundohet plotësisht nga ligji.

Ne ndjekim me vëmendje të madhe reformat që vendi juaj ka bërë në vitet dhe muajt e fundit. Ne e ndjejmë që është shumë e rëndësishme që reformat të krijojnë një shtet ku sundon ligji dhe që reformat të lëvizin drejt një ekonomie të hapur tregu, ku sipërmarrjet e lira dhe një nivel i lartë i mbrojtjes shoqërore kompletojnë njëra tjetrën, dhe janë plotësisht të zbatueshme.

Eksperienca nga vendi im më bën të theksoj rendësin e një funksionimi të duhur, një sistem ligjor efikas, me qëllim që të inkurajojë sipërmarrjen e lire dhe të tërheqë investimet e huaja. Për bizneset Belge dhe Kosovare është e një rëndësie thelbësore të jenë në gjendje të mbështeten tek një sistem ligjor që i mbron ata dhe parandalon vendimet arbitrare, dhe i pajis ata me sigurinë e domosdoshme ligjore brenda te cilit sistemi i tregut te hapur mund te zhvillohet.

Në hyrje të një ekonomie tregu të hapur, pozicioni i njerëzve të dobët në shoqëri nuk duhet harruar. Belgjika është përpjekur gjithmonë të kombinoje ekonominë e tregut me një nivel të lartë të mbrojtjes shoqërore. Konsideratë me të lartë për anëtarët e pambrojtur të shoqërisë dhe rishpërndarje e pasurisë kanë siguruar periudha afat-gjata të stabilitetit shoqëror në vendin tim, kanë mundësuar rritje të qëndrueshme ekonomike dhe prosperitet afat-gjate. Pa investime në arsim dhe kujdes shëndetësor, rritja dhe zhvillimi ekonomik frenohen dhe zhvillimi i qëndrueshëm është i pamundur.

Për shkak të vendndodhjes së saj në qendër të Evropës, dhe pjesërisht për shkak se Brukseli është Kryeqyteti i BE-së dhe selisë së NATO-s, Belgjika është krenare që ka një prezencë shumë të fortë në organizatat ndërkombëtare. Më shumë se 1500 organizata qeveritare dhe jo-qeveritare ndërkombëtare kanë qendrën në /ose rreth Brukselit. (në termat e numrit të “ndërkombëtareve”, Prishtina akoma ka mjaft për të bërë të arrijë Brukselin). Jam i mendimit që vendi im mund të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm në të ardhmen për Ballkanin dhe për Kosovën në veçanti, dhe do të vazhdojë ti kushtojë vëmendje kësaj pjese të Evropës në arenën ndërkombëtare.