Lajmet e fundit
Fjala e kryeparlamentarit Krasniqi me rastin e vizitës së z. Rompuy, Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës
, 28.10.2008
I nderuar Kryeministër, zoti Hashim Thaçi,
Të nderuar deputetë, ministra, përfaqësues diplomatikë dhe të ftuar,
Zonja dhe zotërinj,
Në Kuvend sot kemi mysafir Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës, mikun tonë, zotin Herman Van Rompuy, të cilin e përshëndes në emrin tuaj dhe timin, duke i uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës e në këtë seancë solemne parlamentare.
Zoti Rompuy, ju falemnderit që iu përgjigjët ftesës për ta vizituar Kosovën dhe për t’iu drejtuar Kuvendit të saj. Kuvendi i Republikës së Kosovës, është i nderuar me praninë Tuaj të parë në këtë sallë, por kjo nuk është lidhja e parë as e vetme e tij me parlamentin tuaj.
Kuvendi i Kosovës ka përfituar shumë nga projekti dyvjeçar i konsorciumit të katër parlamenteve evropiane, pjesë e të cilit ishte edhe Dhoma e Përfaqësuesve të Belgjikës, por edhe nga mbështetja gjashtëvjeçare e drejtëpërdrejtë e parlamentit tuaj.
Gjatë vizitës sime në Belgjikë, pranverën e kaluar, përveç pritjes së ngrohtë miqësore që patëm nga Ju, zoti Kryetar dhe nga bashkëpunëtorët Tuaj, dy parlamentet tona nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit të mëtejmë, për të cilin Ju falënderojmë edhe njëherë. Në jetësim të këtij Memorandumi, tashmë në Kuvendin tonë ndodhen tre ekspertë belgë dhe së shpejti dhe tre zyrtarë nga Kosova do të vijnë në Belgjikë. Ju siguroj zoti Kryetar se Kuvendi ynë është shumë i interesuar të vazhdojë bashkëpunimin ndërparlamentar, por edhe për thellimin e marrëdhënieve shumëplanëshe midis dy vendeve tona.
Belgjika ka qenë në mbështetje të gjatë dhe në kohë të vështira të Kosovës. Pas shpalljes së Pavarësisë, më 17 shkurt 2008, Belgjika mike ishte ndër vendet e para që e njohu Republikën e Kosovës, duke iu ndodhur pranë në sprova të shtetndërtimit dhe të njohjes ndërkombëtare.
Unë dua ta shfrytëzoj edhe këtë rast që më jepet për t’ju shprehur Juve dhe Parlamentit e vendit tuaj mirënjohjen e thellë, në emër të Kuvendit të Kosovës, të qytetarëve dhe timin personalisht për gjithë çfarë keni bërë për Kosovën e për qytetarët e saj.
Pavarësia e Kosovës, tashmë është njohur nga 51 vende anëtare të OKB, po mbështetet gjerësisht nga bashkësia ndërkombëtare. Në partneritet ndërkombëtar, ne po ndërtojmë shtetin e ri me një rend kushtetues të demokracisë moderne, me një shoqëri të lirë e sovrane dhe në barazi të plotë për të gjithë qytetarët, pa asnjë dallim. Kosova është kthyer në një faktor paqeje e stabiliteti në rajon.
Duke qenë qendra e Bashkimit Evropian, Brukseli për ne përbën interesin e dyfishtë të marrëdhënieve me të, sepse prioriteti ynë më i lartë strategjik është integrimi evropian. Aderimi në familjen e madhe evropiane, së cilës Kosova i takon që nga antika, do t’i sigorojë asaj zhvillim demokratik, përparim ekonomik, mirëqenie sociale dhe harmoni me vendet tjera në Rajon dhë ne kontinent.
Zoti Rompy, duke ju falënderuar edhe njëherë, kam kënaqësinë t'ju ftoj t’i drejtoheni me një fjalë Kuvendit të Republikës së Kosovës.