Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

, 28.10.2008




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Haki Shatri, nënkryetar i Komisionit, u shqyrtuan rekomandimet e grupeve punuese lidhur me kërkesat buxhetore për vitin 2009 të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale dhe të Zyrës së Rregullatorit për Ujë dhe Mbeturina. Gjatë debatit rekomandimet u përkrahën me disa ndryshime dhe u kërkua nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave që ato t’ i përfshijë në kornizën e buxhetit. Komisioni konfirmoi edhe mbështetjen e kërkesës buxhetore të Zyrë së Auditorit Gjeneral për vitin 2009.

Kërkesa buxhetore nr. 400-417-08 e Komisionit Qendror Zgjedhor për vitin 2009 nuk u shqyrtua për shkak se për buxhetin e këtij komisioni në bazë të Ligjit duhet të vendosë MEF-i.
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa