Lajmet e fundit
Java e Kuvendit në Prishtinë
, 30.10.2008
Dita e pestë e Javës së Kuvendit është mbajtur sot në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë. Me këtë rast kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, bashkë me anëtarë të Kryesisë: Sabri Hamiti e Ibrahim Gashi, si dhe disa deputetë ka bashkëbiseduar me anëtarët e Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe me qytetarë.
Tema thelbësore të këtij takimi, të cilin e hapi dhe e drejtoi kryetari i Komunës së Prishtinës , Isa Mustafa , ishin proceset aktuale, sidomos që nga 17 shkurti i këtij viti, ndërtimi i shtetit, në të cilin do të sundojë ligji, si dhe synimet e mëtejme , si në fushën e legjislacionit, ashtu edhe të ndërtimit të një të ardhme sa më të mirë.
Duke folur për këto procese, kryeparlamentari , Jakup Krasniqi, theksoi se tashmë kemi krijuar një përvojë të funksionimit të shtetit, por ajo ende lë shumëçka për të dëshiruar. Realizuam aspiratën shekullore – Pavarësinë e Kosovës, bëmë Kushtetutën e Kosovës dhe aprovuam edhe simbolet shtetërore. Pakoja e Ahtisarit është kompromis i dhembshëm , por ajo ka hapur perspektiva të ndritshme për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim kombësie. I bëmë këto për hir të paqes në Rajon dhe për një të ardhme sa më të mirë. Ata që nuk pranojnë realitetin , ata që pengojnë proceset e tranzicionit që po kalojmë , pengesa më të mëdha i bëjnë vetvetes. Shteti i pavarur i Kosovës nuk ka kthim prapa, ndërsa kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm. Detyrë jona parësore është të bëjmë ligje dhe që deri nga fundi i vitit ta bëjmë funksional shtetin. Ndërkaq, synime të tjera janë anëtarësimi i Kosovës në institucionet ndërkombëtare, si : FMN,OKB, etj., si dhe në aleancat veriatlantike. Një synim tjetër shumë i rëndësishëm është edhe zhvillimi ekonomik, pa të cilin nuk mund të zgjidhen një varg problemesh, sidomos në sferën sociale.
Sabri Hamiti tha se ekziston një ndërvashmëri ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe kuvendeve komunale , ndaj është e nevojshme një mbështetje për Prishtinën , sepse si kryeqytet, këtu veprojnë edhe shumë institucione të rëndësishme në shkallë vendi. Në vijim, ai theksoi se kishim detyra të jashtëzakonshme e historike, siç ishte aprovimi i Kushtetutës së Kosovës dh shpallja e Pavarësisë. Në këtë frymë edhe koalicioni qeverisës ishte koalicion i domosdoshëm i Pavarësisë së Kosovës.
Në gjithë këto ngjarje, theksoi Ibrahim Gashi, opozita luajti rol konstruktiv, sidomos në dinamikën e aprovimit të ligjeve. Mirëpo, në vijimësi të ndërtimit të shtetit të Kosovës opozita duhet të jetë kujdestare në mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve. Sytë e botës janë të kthyer drejt Kosovës, në aspektin se çfarë performance politike e institucionale po bëjmë drejt përmbushjes së standardeve ndërkombëtare, si në fushën e legjislacionit, ashtu edhe në lëmenjtë tjerë.
Në pyetjet dhe debatin e gjerë që pasoi, nga ana e anëtarëve të Kuvendit Komunal të Prishtinës, dominuan ato që kanë të bëjnë me zbatimin më konsekuent të ligjeve në fuqi dhe lufta kundër korrupsionit. Tehu i diskutimit të anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Prishtinës u përqendrua edhe në kompensimin joadekuat, si theksonin ata, të këshilltarëve komunalë. Këtë brengë e paraqiti edhe kryetari i Komunës së Prishtinës , Isa Mustafa, i cili theksoi se Kuvendi i kryeqytetit duhet të gëzojë një trajtim më ndryshe, ndaj për këtë edhe është hartuar një draftligj për këtë kuvend.
Në pyetjen se çfarë parashihet me anë të Rezolutës së iniciuar në Kuvend lidhur me dënimin e krime të komunizmit, Jakup Krasniqi theksoi se është dhënë nisma për këtë Rezolutë dhe është formuar një grup punues, mirëpo duhet ditur se e kaluara nuk mund të përmirësohet, ndërsa e ardhmja po.
Pyetje të shumta u shtruan edhe me rastin e zhvillimit të debatit me qytetarë. Vërejtjet e tyre u përqendruan më shumë në hallet e tyre përkitazi me infrastrukturën e qytetit, ndërtimet dhe mbindërtimet pa leje, uzurpimet, ndërtimet në pronë shoqërore, pensionet tejet të ulëta, vështirësitë sociale, si dhe probleme të tjera individuale.
Në përgjigjen e tij rreth këtyre çështjeve kryeparlamentari Krasniqi theksoi se të gjithë njerëzit, ndaj edhe institucionet në shkallë vendi, i shqetësojnë këto probleme, mirëpo Kuvendi ka për detyrë të bëjë ligje sa më të mira dhe të ndjekë zbatimin e tyre me konsekuencë. Ne mund të aprovojmë edhe më shumë ligje, por nuk mund të aprovojmë ligje pa siguruar mbulesë financiare me rastin e zbatimit të tyre në praktike, sepse nuk jemi të interesuar të aprovojmë ligje për sirtarë.
Duke folur rreth çështjes së disa kategorive të goditura nga pikëpamja sociale, deputetja Mimoza Ahmetaj , tha se për të gjitha kategoritë e këtilla nga Buxheti i Kosovës jepen 15 për qind e mjeteve. Po kështu, edhe Kaçusha Jashari theksoi se deputetët nuk harrojnë hallet e qytetarëve, por janë disa rregulla, të cilat nuk mund të kalohen me rastin e zgjidhjes së këtyre problemeve.
Dita e pestë shënoi edhe përfundimin e Javës së Kuvendit në pesë qendrat rajonale në Kosovë .