Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjitikë, Transport dhe Telekomunikacion
, 04.11.2008
Temë qendrore shqyrtimi e mbledhjes së sotme të Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjitikë, Transport dhe Telekomunikacion të Kuvendit të Kosovës, të cilën e kryesoi Myzejene Selmani, kryetare e Komisionit, ishte vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 03/38 të dt. 2 tetor 2008, lidhur me fillimin e procedurave të privatizimit të distribuimit dhe furnizimit të KEK-ut . Në këtë mbledhje mori pjesë edhe ministrja e Energjisë dhe Minierave, znj. Justina Pula- Shiroka, ndërkaq ministri i Ekonomisë dhe Financave , z. Ahmet Shala, megjithëse ishte ftuar nuk iu kishte përgjigjur ftesës. Pjesa dërmuese e anëtarëve të komisionit theksuan se janë për privatizim, por për të marrë qëndrim lidhur me privatizimin e distribuimit dhe furnizimit të KEK-ut, është e nevojshme që Komisionit t' i ofrohet një analizë nga ana e Ministrisë së Ekonimisë dhe Finacave mbi arsyeshmërinë e privatizimit të distribuimit , i cili do të përmbajë edhe fizibilitetin e plotë tekink dhe financiar. Shih për këtë anëtarët e Komisionit kërkuan që kjo pikë e rendit të ditës të shtyhet për një ditë tjetër, derisa të pajisen me materialet përkatëse nga ane MEF-it.
Një pasqyrë të strategjisë së zhvillimit të energjisë në vitet 2005 – 2015 para anëtarëve të Komisionit e paraqiti ministrja e Energjisë dhe Minierave, znj. Justina Pula- Shiroka.
Në vijim të mbledhjes Komisioni përkrahu procedimin e mëtejmë në Kuvendt të Projektligjit për akreditim, si dhe përkrahu Raportin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi rrugët.