Lajmet e fundit
Tryezë e rrumbullakët e Komisionit për Shërbime Publike me temën: Ligji për Lirinë e Asocimit në Organizatat Joqeveritare
, 05.11.2008
Komisioni për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Esat Brajshori, kryetar i komisionit, në bashkëpunim me organizatën joqeveritare CivKos, mbajti sot tryezën e dytë të rrumbullakët me temën Ligji për Lirinë e Asocimit në Organizatat Joqeveritare. Ky ligj ishte aprovuar nga Kuvendi i Kosovës në legjislaturën e kaluar, ( në vitin 2005 ) , por për shkak të disa vërejtjeve nga OJQ-të, nuk u nënshkrua nga ana e PSPP-së. Shih për këtë, ky ligj i nënshtrohet procedurës së re të shqyrtimit dhe aprovimit. Në tryezë, pos anëtarëve të Komisionit, merrnin pjesë edhe përfaqësues të shumtë të organizatave joqeveritare, që veprojnë në Kosovë.
Gjatë debatit të gjerë u theksua se është e nevojshme të kemi një ligj, i cili do të ketë zbatueshmëri, përkatësisht do të jetë funksional. Të gjithë anëtarët e Komisionit ishin unik në konstatimin se me këtë ligj do të synohet krijimi i bazës ligjore për një veprimtari sa më të frytshme e të lirë të OJQ-ve.
Vërejtjet më të mëdha të përfaqësuesve të OJQ-ve edhe në këtë dëgjim kishin të bënin me dy nene të këtij ligji që kanë të bëjnë me regjistrimin e OJQ-ve. Ata ishin këmbëngulës sidomos në kërkesën që nga Ligji të hiqet neni që obligon organizatat joqeveritare të përsërisin regjistrimin çdo dy vjet.
Këto dhe vërejtjet nga tryeza e mëparshme, që nuk dallojnë shumë ndërmjet vete, Komisioni do t’ i ketë parasysh me rastin e amendamentimit të këtij Ligji.